AKTUALITET

Tragjedi në një familje në Krujë, gjejnë djalin të vetëvarur

11:36 - 04.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ne Kruje ku një familje ka humbur djalin në një mënyre të dhimbshme.

Viktima ishte larguar më parë nga shtëpia duke venë në alarm familjarët , të cilët më pas kane konstatuar se djali ishte vetëvarur në një pemë në malin e Krujës

Policia njofton se dje rreth orës 16:45, në malin e Krujës është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një pemë, shtetasi me iniciale R.T. 20 vjeç, banues në Krujë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.