AKTUALITET

80 mijë euro kokainë në makinë/ Pranga 38-vjeçarit shqiptar dhe gruas së tij 50 vjeçare

18:17 - 08.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 38 vjeçar është arrestuar së bashku me gruan e tij 50-vjeçare në Itali. Trafikantët janë arrestuar në dalje të autostradës në Breshia të Italisë, teksa lëviznin me një makinë tip “Fiat Bravo” dhe janë ndjekur për pak kohë nga efektivët e policisë.

Kur janë ndaluar, gjatë kontrollit në “Fiat Bravo” është gjetur dhe sasia prej 800 gr kokainë, e ndarë në disa paketime dhe e mbështjellë me celofan. Nga shitja e kokainës çifti do të fitonte një shumë prej 80 mijë euro. Identiteti i shqiptarit dhe as i gruas italiane nuk bëhen me dije, por raportohet se ata janë më precedentë të mëparshëm për trafik droge.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.