AKTUALITET

Angli/ Punonte si kopshtar, dënohet shqiptari, ja për çfarë kujdesej ai…

21:47 - 08.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjykata në Angli ka dënuar me 12 muaj burg një shqiptar pasi ishte punësuar të kujdesej për një fermë kanabisi që kap vlerën 100,000 paund në Middlesbrough.

Sipas gjykatës, shqiptari Daniel Docaj, 23 vjeç u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit mes periudhës kohore nga 1 janari deri në 24 mars të këtij viti, ndërsa pas dënimit po dëbohet, raporton “gazettelive”.

Në “Teesside Crown Court” u tha se Daniel Docaj i kishte telefonuar familjes së tij në Shqipëri nga një kafene në Londër, duke u thënë se një burrë i kishte ofruar punë për të qënë “kopshtar” për fermën e drogës në Heythorp Drive, Acklam, Middlesbrough.

Në 5 dhomat e tjera policia gjeti dhe sekuestroi 195 bimë kanabis me vlerë 107.260 paund.

Daniel Docaj përdorte dy emra, por nuk rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë. Ai tha para gjykatës se paguhej 500 paund për t’u kujdesur për bimët e kanabisit dhe se mund të largohej kur kishte dëshirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.