AKTUALITET

Foto/ Gjendet parcelë me kanabis në Tiranë, arrestohen 4 persona, mes tyre dhe kryeplaku i fshatit Durisht

08:50 - 09.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi në fshatin Durisht është zbuluar një parcelë me 280 bimë kanabis sativa.

Për këtë ngjarje kriminale janë vënë në pranga Shefqet Memoci 64 vjeç, Zeqir Memoci 80 vjeç, Fiqiri Memoci 53 vjeç dhe kryeplaku i fshatit Myslim Spahiu, 68 vjeç. Ata akuzohen për kultivim droge, moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Një pjesë e bimëve narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve është asgjësuar me zjarr.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.