EKONOMI

Urdhri i Ahmetajt: Si do fshihen detyrimet për 140 mijë makina

09:42 - 09.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Ornela MANJANI 

 

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka firmosur një udhëzim sipas të cilit do të zbatohet ligji i faljes. Në mënyrë të detajuar, ministri i Financave ka publikuar hapat që do të ndiqen për çregjistrimin e automjeteve të cilat do të përfitojnë fshirje të të gjitha detyrimeve. Në udhëzim janë përcaktuar se rastet kur një makinë do të shkojë për skrap si dhe rastet se kur automjeti mund të qëndrojë në punë. Në udhëzim, që hyn në fuqi sot dhe do të zbatohet nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, janë ilustruar me shembuj të gjitha rastet e parashikuara nga ligji i faljes, si për heqjen nga qarkullimi, ashtu edhe për rastet kur mjeti do të vijojë të dalë në rrugë. “Gazeta Shqiptare” publikon të plotë urdhrin e ministrit Arben Ahmetaj, i cili do të zbatohet që prej ditës së sotme nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.

POCEDURA E HEQJES NGA QARKULLIMI TË MJETEVE QË NUK JANË NË PËRDORIM DHE FSHIRJES SË DETYRIMEVE TATIMORE PËR KËTO MJETE

  1. Hiqen nga qarkullimi të gjitha mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, për të cilat nuk është kryer asnjë veprim me taksat për këto mjete pas datës 31 dhjetor 2011 e në vijim. “Veprim”, nënkuptohen datën e pagesës së taksës në DPSHTRR, pavarësisht vitit të cilit i përkasin, apo afatit të vlefshmërisë së tyre.
  2. Heqja nga qarkullimi e këtyre mjeteve bëhet pasi fshihen/shuhen detyrimet tatimore të papaguara për to, si: taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksa vjetore e mjeteve të përdorura, taksa e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave.

Subjektet/personat përgjegjës kanë të drejtë që brenda datës 31.12.2017, të paraqiten pranë drejtorive rajonale për të kryer, pa pagesë, veprimet përkatëse të heqjes nga qarkullimi të mjetit rrugor, e të dorëzojnë:

a) dokumentit e identifikimit të personit përgjegjës.

b) formularin e vetëdeklarimit për shkatërrimin, skrapimin e mjetit, sipas modelit të përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRr);

c) certifikatën e pronësisë

d) lejen e qarkullimit;

e) targat e mjetit.

Në rastet kur subjektet/personat përgjegjës, nuk disponojnë këto dokumente DRSHTRR-të, bën heqjen nga qarkullimi të mjetit rrugor, brenda datës 31.12.2017, pasi subjekti/personi përgjegjës të dorëzojë formularin e vetëdeklarimit, sipas modelit të përgatitur nga DPSHTRr-ja, për:

a) shkatërrimin, skrapimin të mjetit;

b) mungesën e certifikatës së pronësisë;

c) mungesën e lejes së qarkullimit;

d) mungesën e targave.

Shembull:

a- Subjekti/personi përgjegjës i mjeti me targë TRxxxxA i cili ka paguar taksat për herën e fundit në DPSHTRr me datën 31.12.2011, pavarësisht vitit të cilit i përkasin taksat, apo afatit të vlefshmërisë së tyre, ka të drejtë të kërkojë heqjen nga qarkullimi pranë Drejtorisë Rajonale ku mjeti është i regjistruar brenda datës 31.12.2017.

DRSHTRr përkatëse pasi fshin/shuan detyrimet tatimore të papaguara për to, bën heqjen nga qarkullimi të mjetit.

b- Subjekti/personi përgjegjës i mjeti me targë TRxxxxA ka paguar taksat për herë të fundit në DPSHTRr me datën 3.1.2012, pavarësisht vitit të cilit i përkasin, apo afatit të vlefshmërisë së tyre dhe kërkon heqjen nga qarkullimi të mjetit pranë drejtorisë rajonale ku mjeti është i regjistruar, përfiton nga gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave për periudhën janar 2011 deri dhjetor 2014, me kushtin që subjektet/personat përgjegjës, brenda datës 31.12.2017, të kryejnë pagesën e të gjitha detyrimeve të taksës për periudhën janar 2011 deri taksën e vitit 2017 me përjashtim të gjobave dhe kamtëvonesave për periudhën janar 2011 deri dhjetor 2014.

  1. Subjektet/personat përgjegjës të cilët paraqiten me dokument identifikimi dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit ose mbajtjen aktiv të tij, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën Janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave për mos pagesë të taksave të periudhës Janar 2011 deri me Dhjetor 2014 të cilat fshihen/shuhen me kushtin e pagesës së të gjitha detyrimeve.

Shembull:

Subjekti/personi përgjegjës i mjeti me targë TRxxxxA paraqitet pranë drejtorisë rajonale ku mjeti është i regjistruar për të mbajtur mjetin në qarkullim(akti) , ai përfiton nga gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave për periudhën janar 2011 deri dhjetor 2014, me kushtin që subjekti/personi përgjegjës, brenda datës 31.12.2017, të kryej pagesën e të gjitha detyrimeve të taksës për periudhën janar 2011 deri taksën e vitit 2017 me përjashtim të gjobave dhe kamtvonesave për periudhën janar 2011 deri dhjetor 2014.

  1. Gjithashtu përfitojnë nga fshirja pjesore e detyrimeve, pra fshihen gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave të mjeteve që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji për periudhën janar 2011 deri dhjetor 2014, me kushtin që subjektet/personat përgjegjës, të paraqiten pranë DPSHTRr-së për të kryer pagesën totale të taksave të prapambetura.
  2. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me hyrjen në fuqi të ligjit, nëpërmjet strukturave të saj, harton listën e mjeteve që janë objekt i pikës 1 dhe 2, të nenit nr.12 të ligjit 33/2017, datë 30.3.2017 dhe e publikon atë në faqen zyrtare të saj në adresën ëëë.dpshtrr.gov.al.

Personat e interesuar mund të bëjnë verifikimin e targës së mjetit në këtë listë dhe subjektet/personat përgjegjës paraqiten në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor ku mjeti është i regjistruar, për të vazhduar procedurat e mëtejshme sipas këtij udhëzimi. Subjektet/personat përgjegjës që disponojnë mjete të cilat nuk janë të përfshirë në listën e mësipërme, dhe plotësojnë kriteret e mësipërme për heqjen nga qarkullimi, paraqiten ose dërgojnë në rrugë postare të dhënat për mjetet e tyre në Drejtoritë Rajonale ku kanë mjetin e regjistruar.

  1. Nëse brenda datës 31.12.2017, personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë, heqjen nga qarkullimi të mjetit dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore të tij. Lista e mjeteve me targat përkatëse të çregjistruara sipas këtij ligji, i dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre në rast se konstatohen në qarkullim. Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, kryejnë procedurat e sekuestrimit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor nëpërmjet drejtorive rajonale, merr masa për evidentimin, fshirjen/shuarjen dhe sistemimin e detyrimeve të taksave që parashikohen nga ligji nr. 33/2017, datë 30.3.2017. Procesi i dokumentimit fshirjes/ shuarjes së detyrimeve tatimore objekt i këtij ligji nga ana e DPSHTRR-së do të kryhen brenda 6 muajve pas afatit përfundimtar të zbatimit të këtij ligji.
  2. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRr), harton procedura më të detajuara për zbatimin e ligjit dhe të këtij udhëzimi.

AFATI I ZBATIMIT

DHE E DREJTA E ANKIMIT

  1. E drejta e subjekteve që përfitojnë nga dispozitat e këtij ligji ushtrohet deri më 31.12.2017.
  2. Subjektet për të cilët fshirja e detyrimit aplikohet me kusht, nuk përfitojnë fshirje të detyrimit, nëse nuk përmbushin kushtet brenda afateve të përcaktuara në ligj.
  3. Për çdo subjekt që përfiton ose jo nga fshirja e detyrimeve, organi përkatës nxjerr një akt administrativ për këtë qëllim duke njoftuar edhe subjektin.

3.1 Administrata tatimore pas përfundimit të fshirjes/shuarjes sipas kushteve të përcaktuara në ligjin nr.33/2017, do të njoftojë tatimpaguesit në e-Filing system me anë të një mesazhi i cili në përmbajtje të tij do të informojë se: Në zbatim të ligjit nr. 33 datë 30/3/2017 “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit, pas fshirjes së detyrimeve tatimore “Ju njoftojmë se efekti i tij është përfshirë në Situatën Tuaj Financiare në sistemin informatik”.

4.Për çdo subjekt që përfiton ose jo nga fshirja/shuarja e detyrimeve, organi përkatës nxjerr një akt administrativ për këtë qëllim, duke njoftuar edhe subjektin.

  1. Subjektet të cilët sipas një vendimi të administratave përkatëse, nuk përfitojnë nga fshirja sipas këtij ligji, kanë të drejtë të ankohen në gjykatën administrative sipas legjislacionit të fushës në fuqi.

AFATI PËR FSHIRJEN E DETYRIMEVE TATIMORE DHE DETYRIMEVE TË PAGUESHME NË DOGANË.

  1. Brenda datës 31.12.2017, organet përkatëse fshijnë nga regjistrat e tyre kontabël dhe nga llogaria e subjektit debitor, detyrimet që fshihen sipas këtij ligji.
  2. Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi administrata tatimore, qendrore/vendore, doganore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.
  3. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve me urdhër të brendshëm përcakton detyrat e çdo funksioni dhe njësie të deleguara për zbatimin e këtij ligji.
  4. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ngre një grup pune i cili do të monitorojë, zbatimin e ligjit dhe këtij udhëzimi, nga strukturat përkatëse në nivel qendror dhe rajonal.
  5. Drejtor i Përgjithshëm i Doganave mund të përcaktojë rregulla më të detajuara për trajtimin e rasteve specifike. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.