AKTUALITET

Vodhi telefonin e viktimës në një aksident, arrestohet oficeri i policisë së Kavajës

09:44 - 09.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shërbimi për Çështjet e Brendshme ka arrestuar një punonjës policie në Tiranë. Në pranga është vënë Baki Ballhysa, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë pikës së bllokimit të automjeteve të sekuestruara, në Komisariatin e Policisë Kavajë. Ndalimi i tij është bërë pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës”. Prej një muaji, Baki Ballhysa ishte nën hetim nga prokuroria, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës kishte marrë një telefon celular, nga një automjet i përfshirë në një aksident me pasojë vdekje, ngjarje e ndodhur në datën 1 mars të këtij viti. Mësohet se celulari i përkiste studentes së mjekësisë Jonisa Toromani, 23 vjeçe, e cila humbi jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi në rrugën Kavajë-Lushnjë, te rreth-rrotullimi i “Bishtit të Zhurit”. Studentja udhëtonte me mjetin tip “Benz” së bashku me motrën B.T., 21 vjeçe si dhe një person tjetër të cilët u plagosën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.