Horoskopi

Horoskopi i datës 11 maj 2017

07:51 - 11.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Përpiquni të mos keni besim të pakufishëm në burimet tuaja dhe mundohuni të jeni më objektivë nëse nuk doni të përballeni me zhgënjime. Kujdesuni për shëndetin dhe merruni me veprimtari fizike dhe shëtitje në natyrë.

DEMI

Keni arsyet më të mira për të ndihmuar një familjar që të tejkalojë vështirësitë dhe pasiguritë. Në këmbim do të merrni shumë mirënjohje të sinqertë. Me Jupiterin në shenjën tuaj, do ta keni rrugën të hapur për të pasur veprimtari kulturore.

BINJAKËT

Nën mbikëqyrjen e Plutonit, gjatë ditës së sotme do të vihet në pah ana më kokëfortë e karakterit tuaj. Mbase mund të rikthehen zënka të vjetra familjare. Nxitimi mund t’u çojë në disa gabime, ndaj, përpara se të veproni, mendojeni mirë atë që do të bëni.

GAFORRJA

Për meritë të pozicionimit të Saturnit në lidhje me Hënën dhe Diellin, do të përballeni me shpirtin e përshtatjes, me një ndryshim të papritur programi. Me një shtytje të mirë do të jetësoni projektet tuaja, duke tejkaluar pengesat.

LUANI

Në familje do të keni disa kundërshtime të shkaktuara nga këndvështrime të ndryshme. Mos u mërzisni: larmishmëria është gjithmonë diçka pozitive, që duhet shfrytëzuar për t’u ngritur. Falënderoni kolegët që ju rrini pranë duke ju dhënë ide dhe mundësi të mira.

VIRGJERESHA

Sot yjet nuk janë shumë të shkëlqyeshëm. Do të shqetësoheni për çështje profesionale, të cilat do të dalin se nuk janë problematike. Në punë mos bini shumë në sy, rrini të qetë dhe shfaqini aftësitë tuaja në momentin e duhur.

PESHORJA

Për faj të Uranit kundër, nuk është rasti për të bërë beteja kundër mullinjve të erës. Prandaj, mos e çoni ndër mend se mund të ndryshoni botën! Si zakonisht, mbi të gjitha për çështje pune, reagoni duke u mbështetur mbi vendosmërinë dhe saktësinë.

AKREPI

Falë Uranit, Saturnit dhe Plutonit bashkëpunëtorë, perspektivat sentimentale janë të mira. Mund të nisni një histori pasioni, e cila mund të kthehet në një lidhje të qëndrueshme. Ndoshta në dashuri nuk jeni ende gati për të ndërmarrë hapin madhor, por me siguri drejt asaj rruge jeni.

SHIGJETARI

Keni nevojë të kaloni çaste të qeta. Largoni me takt persona që nuk janë shumë pozitivë, të cilët ju marrin nëpër këmbë, dhe buzëqeshini jetës. Hëna bën që të provoni të zgjidhni një problem midis miqve, por nuk do ta keni të thjeshtë.

BRICJAPI

Marsi dhe Venusi ju mbështesin. Dashuria do të vazhdojë të ketë një rol shumë të rëndësishëm në jetën dhe mendimet tuaja. Do të përjetoni edhe anët e ëmbla. Një vizitë juaja, edhe pse e shkurtër, do të gëzojë një familjar apo një të afërm. Do të ndiheni të kënaqur.

UJORI

Jeni përballë një zgjedhjeje të rëndësishme; qëndrojuni zgjedhjeve të bëra më parë dhe mos hiqni dorë nga autonomia juaj. Mos i lejoni një familjari t’ju pengojë. Do t’ia dilni të angazhoheni në nismat tuaja, duke prekur pikat e duhura emocionale.

PESHQIT

Hëna nuk shkon mirë me Plutonin në qiellin tuaj dhe në atmosferën që jetoni me atë që ju ka hyrë në zemër. Pakënaqësia priret të mbizotërojë. Mos e vini në dyshim atë që ndjeni për partnerin që në zënkat e para që keni me të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.