AKTUALITET

Minat me telekomandë/ Njëri nga të arrestuarit djali i biznesmenit, ekzekutuar 4 vite më parë

16:54 - 11.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Njëri nga të arrestuarit sot në Lezhë, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që u kap me nëntë mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë është djali i një biznesmeni ndërtimesh, i ekzekutuar në vitin 2013-të.

BalkanWeb bën me dije se Stavro Kotorri 18 vjeç, i arrestuar sot bashkë me një të ri tjetër teksa transportonin një çantë me nëntë mina me telekomandë është djali i Hikmet Kotorrit që u vra 4 vite më parë në Tiranë.

Biznesmeni i ndërtimit u ekzekutua në oborrin e pallatit të tij në rrugën “Besnik Sykja” në vitin 2013 me 7 plumba, ndërsa ka qenë duke folur në telefon me një mikun e tij nga Kukësi. Policia dyshon se atentatorët ishin tre persona që i kishin zënë pritë, por ndonëse ka pasur disa pista ngjarja mbetet ende e pazbardhur.

Dyshimet e grupit hetimor, por edhe të familjarëve të Hikmet Kotorrit, lidhen me një konflikt 5-vjeçar që 44-vjeçari kishte për një pronë (godinë e vjetër) pranë Ambasadës Amerikane. Dyshimet kryesore u orientuan tek dy vëllezër nga Kukësi, pronarë lokalesh e kazinosh, me të cilët Kotorri nuk kishte rënë në ujdi për ndërtimin e një pallati, te Rruga e Elbasanit. Por ndërsa policia nuk ka arritur të gjejë prova mbetet ende enigmë motivi i ngjarjes, ashtu edhe autorët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.