AKTUALITET

Policja e vetvrarë përcillet për në banesën e fundit. Fjalët e ndjera të kolegut: Ishe shembulli i çdokujt..

21:01 - 11.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Është përcjellë sot për në banesën e fundit policja nga Durrësi, Peranxhela Shahni. Ajo i dha fund jetës dje me armën e shërbimit në rrethana ende të paqarta.

23-vjeçarja Shahini u përcoll sot për në banesën e fundit, e veshur si nuse, duke lënë pas dhimbjen tek familjarët dhe për kolegët e saj. Fjalë të ndjera i ka kushtuar sot në “Facebook” një prej kolegëve të saj, Arjan Cali. Ai shkruan se gjithë kolegëve i mungonte prezenca e polices, dhe shton se ka qenë shembull pë të gjithë, ku vlerësonin modelin e saj dhe e admironin.

“Sot ne rresht mungove Anxhi te gjithë koleget nuk kishim fjale na mungonte prezenca juaj .. Ti ike nga kjo bote e perkohshme por per ne qe patëm fatin e mire te njihnim ke len mbresa dhe kujtime te pa shlyera si kolege si mike si shoqe .. Ke qenë shembulli i cili cdo punonjës policie duhet te këtë pavarsisht se pak vite pjesë e jona te gjithë koleget e eproret u kish ren ne sy korrektesia e modeli yt te gjithë te admironin ..i pa harruar kujtimi yt .. U prefsh ne paqe ANXHI..”, shkruan në mesazhin e tij punonjësi i policisë së Durrësit.

Mësohet se dje Shahni kishte marrë në telefon një prej kolegëve dhe e kishte njoftuar se nuk do të shkonte në punë për arsye se ishte sëmurë. Ndërkohë prokuroria ka sekuestruar telefonin e viktimës, ku do të hetohen gjithë tabulatet e saj.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.