AKTUALITET

Arrestohen 2 fermerë në Shkodër, iu sekuestruan armë dhe drogë

10:27 - 12.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një operacion policor në fshatin Grudë e Re dhe Xhan të Shkodrës ka përfunduar me sukses, duke vënë në pranga 2 fermerë që kultivonin kanabis në pranga. Gjithashtu policia ka sekuestruar dhe 90 kg kanabis.

Kështu Pjetër Çakaj 54-vjeç banues në fshatin Grudë e Re për veprat penale ”Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“ si dhe Mirash Mali, 51 vjeç, banues në fshatin Xhan, për “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit Pjeter Çakaj, në vendin e quajtur Alavana, fshati Xhan, u gjetën 9 kg kanabis dhe një pushkë 20-she me një krehër me 20 fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në afërsi të banesës së Mirash Malit, në vendin e quajtur Tebreg, fshati Xhan, u gjetën  81 kg lëndë narkotike kanabis.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.