Një 23 vjeçar nga Ballshi është vënë në prangat e policisë së këtij qyteteti, pasi rezultonte në kërkim prej 4 vitesh.
Kështu, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, policia e Fierit ka vënë në pranga Thomas Çela, 23 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Ballsh.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 09.05.2017, e ka dënuar atë me 3 vjet burg për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”.
Thomas Çela, në vitin 2013 në bashkëpunim me A.H, i cili është shpallur në kërkim nga ana policia, kanë rrahur për motive të dobëta H.Sh dhe më pas e kanë mbyllur në një garazh në qytetin e Ballshit.
Shfaq Komentet (0)