AKTUALITET

EMRI/ Grup kriminal dhe trafikim droge, kapet i shumëkërkuari në Vlorë. Ishte në kërkim ndërkombëtar

09:41 - 12.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një 35-vjeçar është arrestuar për llogari të shtetit italian, nga Policia e Vlorës.

Ifran Ymeraj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, por në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka bërë të mundur kapjen e shumëkërkuarit.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma (Itali) për kryerjen e veprës penale “Grup kriminal, në trafikimin e lëndëve narkotike për drogat” (2015).

Vepër penale për të cilën sipas Kodit Penal Italian ka maksimumin e dënimit deri në 20 vite burg.

 Njoftimi i policisë

Policia ka arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian !

Arrestohet shtetasi:

–  Ifran YMERAJ, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 11.05.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur kapjen e shumë kërkuarit Ifran Ymeraj në qytetin e Vlorës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma (Itali) për kryerjen e veprës penale “Grup kriminal, në trafikimin e lëndëve narkotike për drogat” (2015).

Vepër penale për të cilën sipas Kodit Penal Italian ka maksimumin e dënimit deri në 20 vite burg.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.