AKTUALITET

Anija shqiptare ‘Oriku’ shpëton gomonen me refugjatë në Detin Egje

21:15 - 14.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një gomone me rreth 50­ refugjatë është pikasur nga stafi i forcave detare “Oriku” ditën e sotme në detin Egje.

Sipas njoftimit, emigrant ishin nisur nga brigjet e Turqisë dhe kishin si destinacion brigjet greke.

Mësohet se pas diktimit të gomones me klandestinë stafi i anijes “Oriku” njoftoi anijen komandë Braderburg si dhe anijet e RB turke, greke dhe Frontex.

Pas njoftimit, gomonia është shoqëruar në brigjet e greke ku u njoftuan autoritetet e portit të Kiosit në Greqi sepse në rajon nuk ka pasur asnjë mjet tjetër pjesë e misionit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.