AKTUALITET

FOTO/ Gjendet një makinë e djegur në Mat, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale. Ja çfarë thotë policia

13:55 - 14.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një makinë e djegur është gjendur në fshatin Prellë të rrethit të Matit. Nga sa mësohet, kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë për një makinë të djegur në këtë fshat.

Sipas dëshmive të para të banorëve, ata i kanë thënë uniformave blu se makina është djegur qëllimisht nga disa persona.

Banorët kanë bërë të ditur se personat e braktisën makinën dhe më pas i vendosën zjarrin.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, pasi dyshohet se mjeti mund të jetë përdorur për ndonjë krim.

Njoftimi i policisë 

Me datë 13.05.2017, rreth orës 11.30, jemi njoftuar se në fshatin Prellë, njësia administrative Rukaj, është një automjet i djegur në rrugë.
Menjëherë është ngritur dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes grupi hetimor, ku kanë konstatuar se : në aksin rrugorë Prellë-Burrel, në fshatin Prellë, në krahun e djathtë të rrugës, është gjetur i djegur plotësisht mjeti tip “Mercedez Benz”, pa targa.

Gjatë verifikimeve të kryera nga ekspertët e grupit hetimor është dalluar vetëm nr i shasisë.

Në lidhje me këtë automjet të djegur nuk kemi pasur asnjë kallzim për vjedhje apo për djegien e tij.

Shërbimet e Policisë po hetojnë për gjetjen e shkakut të djegies së automjetit, si dhe për identifikimin e pronarit të këtij mjeti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.