AKTUALITET

I shpallur në kërkim ndërkombëtar ‘me alarm të kuq’, arrestohet në Greqi shqiptari

13:35 - 14.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Greqi një 53-vjeçar shqiptar. Mediat greke kanë bërë të ditur se ai u kap në zonën e Selanikut.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana dhe rezultonte me alarm të kuq.

Ai akuzohet për një vrasje në vitin 1997 në Shqipëri dhe armëmbajtje pa leje.

53-vjeçari kishte falsifikuar pasaportën dhe qëndronte në shtetin grek me identitet të rremë. Ai do të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin me burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.