AKTUALITET

Kamëz, lezhjani tenton përdhunimin e vajzës 22 vjeç

19:44 - 14.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një i ri është në kërkim nga Policia e Tiranës pasi është denoncuar prej një vajze e cila ka deklaruar se ai ka tentuar ta përdhunojë. Ngjarja sipas vajzës 22-vjeçare ka ndodhur në Kamzë.

Sipas bluve të kryeqytetit, 29-vjeçari me inicialet Xh.G., ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e re me inicialet I.R, pa dëshirën e saj.

Policia tha se e ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin i cili banon në Lezhë.

Materialet hetimore në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.