AKTUALITET

Lehtësohet akuza për agjentin e SHISH që u bë palë me bandat e Fierit

17:47 - 14.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dosja e Florian Bushit ish-agjent i Shërbimit Informativë Shtetëror përfundoi në gjykatën e Fierit, ku po gjykohet për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Mësohet se Prokuroria për Krime të Rënda nuk arriti të provojë se oficeri i SHISH Bushi, gjatë dhënies së informacionit për një grup kriminal ka përfituar para. Për këtë fakt, prokuroria thotë se nuk u provua korrupsioni, por vetëm akuza e “shpërdorimit të detyrës”, vepër e cila duhet të gjykohet nga Gjykata e Fierit dhe jo ajo e Krimeve tëRënda. Sipas akuzës, Bushi bashkë me një operator përgjimi kishte nën vëzhgim parandalues grupet kriminale të zonës së Fierit, që dyshohen se merren me trafik droge. Por duke qenë njohje me Ilir Memushajn grupin tjetër kriminal rival të Denis Kasës, ai informonte atë për lëvizjet, mjetet që përdornin apo edhe për shoqërinë e tyre. Por pas vrasjes në pritë të Denis Kasës, policia ka shoqëruar Ilir Memushajnë ku në telefonin e tij janë gjetur bisedat dhe përgjimet që agjenti i SHISH ia kishte dërguar, veprime për të cilat edhe u arrestua e tashmë po gjykohet, raporton Abcnews.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.