AKTUALITET

Tragjike në Fier/ Futet për t’u larë, por mbytet në liqen 19-vjeçari

15:48 - 14.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kurjan të Roskovecit, ku një 19-vjeçar është mbytur në liqen.

Policia e Fierit ka bërë të ditur se 19-vjeçari me iniciale S.Sh hyri për t’u larë në liqenin e Kurjanit, por fatkeqësisht është mbytur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak

Në datën 14.05.2017, ora 14:00, ka shkuar për tu larë dhe është mbytur në liqenin e Kurjanit, Roskovec, shtetasi S.Sh,19 vjeç, banues në fshatin Vidhisht, Roskovec.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.