EKONOMI

“Bojkoti” i check-up-it, qeveria detyron familjet me ndihmë ekonomike

09:40 - 15.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ola Mitre

Qeveria ka gjetur një mënyrë të re për të rritur numrin e personave që duhet të kryejnë kontrollin shëndetësor bazë, i njohur ndryshe si check-up. Tashmë familjarët e personave që trajtohen me ndihmë ekonomike, do të duhet t’i nënshtrohen me detyrim këtij kontrolli, pasi në të kundërt nuk do të mund të marrin paratë. Sipas statistikave zyrtare, aktualisht janë rreth 80 mijë familje që janë përfituese të ndihmës ekonomike.
Check-up
Sipas kontratës koncesionare të lidhur mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë “Marketing & Distribution”, koncesionarit i garantohet pagesa për 475 mijë kontrolle në vit, pavarësisht faktit nëse personat e marrin këtë shërbim apo jo. Për kontrollin e një personi, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i paguan kontraktorit 1537 lekë, pa përfshirë TVSH, e cila transferohet në buxhetin e shtetit. Ndërkohë që, sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, që prej vitit 2015 deri në muajin nëntor të vitit 2016, këtë kontroll e kënë bërë 349 mijë individë, ose thënë ndryshe 37% e personave të parashikuar. Ndërkaq, sikurse është parashikuar në kontratë, koncesionari është paguar nga paratë publike edhe për kontrollet e pakryera.


Ndryshimet
Fillimisht programi shëndetësor bazë u parashikua të ishte falas për personat e moshës 40-65 vjeç. Por, në fund të vitit që lamë pas, MSH vendosi të ndryshojë këtë grupmoshë në 35-70 vjeç. Lëvizja e dytë për të rritur numrin e personave të duhet kryenin chech-up u bë në fund të muajit janar të këtij viti, ku përmes një vendimi qeverie u përcaktua se personat e grupmoshës 35-70 vjeç, që përfitojnë ndihmë ekonomike duhet të kryenin kontrollin bazë dhe të dorëzonin vërtetimin përkatës pranë administratorit shoqëror, në mënyrë që përfitonin pagesën. Praktikisht, ky vendim detyronte këta persona të kryenin kontrollin shëndetësor, pasi në këtë kundërt nuk iu lidhej ndihma ekonomike. Ndërkaq, përmes një udhëzimi me datë 8 maj 2017, të ministres Olta Xhaçka vjen masa e tretë për “zgjerimin” e përfituesve. Sipas udhëzimit, tashmë detyrimin për të kryer check-up-in do e kënë edhe familjarët e personave që trajtohen me ndihmë ekonomike e që i përkasin gruposhës 35-70 vjeç. “Administratori shoqëror në bashkëpunim me mjekun e familjes do të duhet të marrë listën emërore të personave të kësaj grupmoshe, të cilët nuk e kanë kyer kontrollin mjekësor bazë dhe t’i njoftojë ata 3 muaj rresht, para muajit të lindjes”,-vijon udhëzimi. I njëjti dokument përcakton se këta persona duhet të kryejnë check-up-in dhe më pas të dorëzojnë pranë administratorit shoqëror vërtetimin e lëshuar nga qendra shëndetësore që e kanë kryer këtë kontroll.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.