Horoskopi

Horoskopi i datës 15 maj 2017

07:43 - 15.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Projekte më shumë ideale sesa reale, të dëshiruara me forcë nga Hëna lart në qiell që është armiqësore ndaj shenjës suaj. Kujtoni proverbin ‘Ai që të lavdëron shumë, të dëmton’. Në çift keni tendencën t’i imponoheni partnerit, duke besuar në tolerancën dhe dashurinë që ka për ju.

DEMI

Falë mbështetjes së Hënës, java do fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Shfrytëzoni mundësitë që fati ju ofron dhe pranoni një propozim. Edhe pse pak të heshtur, në punë do t’ju vlerësojnë për aftësitë që keni për menaxhimin e detyrave.

BINJAKËT

Një iniciativë e re profesionale mund t’ju sjellë para. Megjithatë përpiquni të mos krijoni konflikt me interesat e atyre që punojnë me ju. Shpenzime luksi, por më në fund mund t’ia lejoni vetes kënaqësitë e vogla, pasi janë pjesë e jetës!

GAFORRJA

Një ndjenjë keqkuptimi reciproke ju largon nga një person të cilit i doni të mirën: duhet të bëni dallimin mes realitetit dhe ëndrrës. Mos u tërhiqni; për dashurinë duhet të luftoni, dhe ju i keni të gjitha kartat për të fituar.

LUANI

Do përfshiheni në detyrat e shumta dhe rutinën e përditshme, duke investuar një pjesë të madhe të energjive në punë. Bashkëpunime fitimprurëse. Marrëdhëniet me të tjerët, në shtëpi dhe jashtë, do jenë në harmoni të plotë.

VIRGJERESHA

Të përkëdhelur nga Hëna, do shijoni një ditë të qetë dhe produktive në punën tuaj. Një marrëveshje delikate kërkon një ndryshim strategjie. Për t’u relaksuar, bëni shëtitje të gjata në mes të natyrës dhe aromave pranverore në kohën e lirë.

PESHORJA

Organizojeni më mirë kohën tuaj për të përballuar detyrat e përditshme dhe ndonjë shqetësim emocional të shkaktuar nga mungesa e harmonisë hënore. Ajo që ju shqetëson më tepër janë ndërhyrjet e familjes në çështjet personale.

AKREPI

Me partnerin sot do flisni për çështje praktike në lidhje me shtëpinë dhe financat: nëse kursimet pakësohen, problemi ju përfshin të dyve. Nuk ka asgjë për të thënë në lidhje me potencialin tuaj, sidoqoftë, duhet të shmangni shpenzimet e panevojshme.

SHIGJETARI

E hënë me të vërtetë e kënaqshme në aspektin profesional, serioziteti dhe disiplina do ju ndihmojnë të arrini një objektiv të rëndësishëm. Të gjallëruar nga shpirti i drejtësisë dhe dëshira për eksperienca të reja, do jeni shumë aktivë në jetën shoqërore.

BRICJAPI

Vazhdoni ta shikoni të ardhmen me optimizëm dhe përballë një ndryshimi në program, tregoni elasticitet dhe entuziazëm. Dashuria dhe puna jo gjithmonë ndërthuren harmonishëm, sidomos kur favorizoni njërën dhe tjetrën e lini pas dore.

UJORI

Është gjë e bukur të thurni ëndrra dhe t’i ndani ato, por personat që ju rrinë afër në këtë moment mund të kenë nevojë për siguri dhe stabilitet. Braktisini për një moment fantazitë tuaja; yjet sot ju bëjnë thirrje për gjëra konkrete.

PESHQIT

Qetësi dhe humor të mirë të garantuar nga Hëna në kënd me Neptunin në shenjën tuaj. Në punë, ashtu si në marrëdhëniet tuaja, do t’ju udhëheqë intuita e duhur. Një ndjeshmëri e ekuilibruar ju bën të qetë, ndiheni në harmoni të plotë me ambientin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.