Horoskopi

Horoskopi i datës 18 maj 2017

07:48 - 18.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Pas ditësh të mbushura me angazhime, po vijnë momente më të qeta. Do të ndiheni në formë, të qetë dhe në dispozicion të personit që ju qëndron në krah. Do të keni mundësinë të kaloni në veprim, duke realizuar edhe gjëra që i konsideronit shumë të vështira.

DEMI

Me Hënën që i buzëqesh Venusit, ngjarje entuziazmuese dhe sensuale do t’ju stimulojnë jetën sentimentale. Do të dini të përçoni gëzim kudo. Një Uran i shkëlqyer do të vërë në plan të parë mendjemprehtësinë e juaj. Mësoni t’i besoni intuitës suaj.

BINJAKËT

Sot duhet të bëni kujdes me ata që nuk janë duke ju thënë të vërtetën. Nuk mund të bëni më sikur nuk e kuptoni, është koha për sqarime. Do të përfitoni nga një frymëzim nismëtar, që do të mbështetet nga fantazia dhe krijimtaria.

GAFORRJA

Për shkak të Uranit dhe Plutonit armiqësor, shmangni të ngrënit dhe të pirët jashtë mase si edhe lodhjen e tepërt. Duhet të llogaritni mirë forcat tuaja. Me Marsin kundra parashikohen disa shqetësime. Do të jeni nën trysni nga angazhime të shumta.

LUANI

Gjithçka do të shkojë më mirë, në aktivitetin tuaj të ditës. Do të dini të jeni të paanshëm dhe t’i respektoni edhe vendimet e të tjerëve. Hëna është dinake dhe në fund të ditës do të keni si situata pozitive, ashtu edhe tensione.

VIRGJERESHA

Me Saturnin që ju mbështet do të do ndjeni nevojën për t’u përmbushur profesionalisht në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Uranin e keni kundra dhe një pengesë mund t’ju shfaqet gjatë rrugës, por keni mundësi ta kaloni.

PESHORJA

Neptuni jo i favorshëm ju bën të jeni më të ndjeshëm. Bëni kujdes, sepse jeni më të prekshëm ndaj negativitetit të personave që ju rrethojnë. Në dashuri kini ide të qarta dhe dilni drejtë në temë, duke shmangur dyshime dhe ngurrime të kota.

AKREPI

Për meritë të Saturnit dhe Uranit miq, në punë mund të ndërmerrni një nismë pak të sforcuar, por do të shënuar rezultate të mira. Me një qiell pozitiv si i juaji, ndiheni plot me energji. Mbylleni atë që ju ka mbetur pezull!

SHIGJETARI

Është koha e duhur për të ndërtuar me vendosmëri dhe durim bazat për të zhvilluar më tej projekte të ndërmarra. Jepini pra! Do të dini të shqyrtoni në mënyrë të prerë dhe me zgjuarsi çështje shumë delikate dhe të rëndësishme që kanë të bëjnë me punën.

BRICJAPI

Falë Venusit, Marsit dhe Uranit që ju favorizojnë do të rinovoni disa aspekte në fushën e dashurisë, për të vendosur më shumë mirëkuptim me parterin. Me Hënën mike do të dini të ëndërroni, por mbajini sytë hapur kur vjen puna për bazën materiale!

UJORI

Nëse nuk jeni të sigurt për ndjenjat tuaja, mos hyni në lojë. Rrezikoni të krijoni ndonjë situatë të pakëndshme, për të cilën mund të pendoheni. Përpara se t’i futeni kokë e këmbë një ndërmarrjeje, do të ishte mirë të vlerësonit të mirat dhe të këqijat.

PESHQIT

Të shpërblyer nga Venusi në shenjën e juaj që përqafon Hënë, do të përballoni me vendosmëri dhe optimizëm disa pengesa të mundshme. Nëse keni dyshime në lidhje me një çështje, është e kotë të shqetësoheni. Duhet të vazhdoni më tej.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.