EKONOMI

SHKRESA/ Ndryshon data e provimeve me zgjedhje për maturantët, ja kur do të zhvillohen

14:16 - 22.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ndryshimi i datës së zgjedhjeve nga 18 qershori më 25 qershor, ka sjellë edhe ndryshime në datën e provimeve me zgjedhje të maturës shtetërore. Kështu, nga data 24 që ishte vendosur më herët, ajo është zhvendosur një ditë më përpara, pikërisht më 23 qershor.

Ndryshimi i datës së provimeve me zgjedhje të maturës vjen si pasojë se shumë shkolla përdorën si qendra votimi, ndaj dhe nuk mund të jenë gati për të dyja proceset.

Kështu, ditën e sotme ministria e Arsimit dhe Sporteve ka nxjerrë urdhër që provimi me zgjedhje të mbahet më 23 qershor.

 

Për të lëvizur datën e provimeve të Maturës Shtetërore, ministria ka përdorur ligjin e Qendrave të Votimit, ku thuhet se ato duhet të jenë gati 24 orë përpara procesit zgjedhor. Shkresa mban firmën e Lindita Nikollës, e shkarkuar tashmë nga kjo detyrë. Vendin e sa e ka zënë një tjetër femër, pikërisht Mirela Karabina, e cila do të jetë ministre teknike.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.