EKONOMI

ZRPP: Ulet taksa me 2%, rritet numri i aplikantëve për regjistrim. 50 mijë aplikime deri në 19 maj

20:52 - 23.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Erjola JATA

 

Ulja e taksës në 2 % ka rritur interesin e qytetarëve të cilët po shfrytëzojnë edhe ditët e fundit të afatitit të vendosur nga qeveria. Sipas të dhënave zyrtare, nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) deri në datën 19 Maj janë kryer 50 mijë aplikime.

Kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e afatit për rivlerësimin e pronës qytetarët janë dyndur në sportelet e hipotekës. Ulja e taksës në 2% ka rritur interesin e qytetarëve të cilët po shfrytëzojnë edhe ditët e fundit të afatitit të vendosur nga qeveria.

Sipas të dhënave zyrtare të hipotekës nga nisja në Shtator e procesit të rivlerësimit të pronës në masën 2% deri më 19 Maj 2017 janë bërë 50 mijë aplikime.Vlera e pasurive të rivlerësuara llogaritet në 4.2 mld lekë.Kjo lehtësi ka sjellë përfitime edhe për qeverinë, pasi për buxhetin janë siguruar shtesë rreth 3 mld lekë .Numrin më të lartë të aplikimeve e kryeson Tirana me rreth 17 mijë aplikime apo 36 % në total të tyre.

Por çfarë procedure duhet të ndjekë dikush që kërkon të rivlerësojë një pasuri?

Fillimisht, pronari apo një person me prokurë për të kryer këtë proces, duhet të marrë formularin në sportelet e hipotekës. Më pas ai duhet të plotësojë të dhënat e tij, numrin e pasurisë dhe taksën që duhet të paguajë. Pas dorëzimit ai bën pagesën në bankë dhe brenda 48 orësh, ndryshimi i vlerës së pronës reflektohet në kartelën e pasurisë. Në vendimin e mëparshëm rivlerësimi I pronës me taksë të ulur 2 % ishte deri ne fund të muajit Shkurt por qeveria për shkak të numrit të lartë të kërkesave e shtyu afatin deri në fund të muajit Maj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.