Horoskopi

Horoskopi i datës 29 maj 2017

07:48 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Duhet të zgjidhni mes çështjeve familjare e ambicies personale. Do fitojë një çështje të cilën e keni shumë për zemër, të paktën tani për tani. Përdorni teknika anti-stres për të përballuar gjendje ankthi apo nervozizmi.

DEMI

Çdo gjë po ecën shumë mirë në punë, përfshirë edhe negociatat për një projekt të ri. Mungon vetëm një firmë, procedurë që çuditërisht po zgjat shumë. Në jetën private, diçka ju shtyn të jeni të kujdesshëm. Dyshimet tuaja rrezikojnë të kthehen në fiksim.

BINJAKËT

Marsi në shenjën tuaj dhe Saturni shihen me dyshim. Ditë e vështirë për marrëdhëniet ndërpersonale, jo vetëm në dashuri por edhe në punë. Përpiquni t’i përfundoni projektet brenda afatit kohor dhe shmangni përplasjet e panevojshme në punë.

GAFORRJA

Nga partneri juaj prisni shumë, por nëse doni që lidhja juaj të funksionojë, duhet të mësoni ta pranoni atë ashtu siç është, pa fantazi të kota. Lëkurë delikate? Përdorni maska me fruta: sezoni duhet t’ju gjejë në formën e duhur.

LUANI

Keni vullnetin dhe dëshirën për të komanduar, por nëse nuk jeni akoma në kulmin e karrierës, duhet të kënaqeni me rolin që keni dhe mos u shqetësoni shumë. Dëshirë për udhëtime dhe aventurë. Lumturi e garantuar për këdo që ka dëshirë ta arrijë dhe nuk ka frikë të ekspozojë veten.

VIRGJERESHA

Ditë e vështirë, megjithatë do keni mbështetjen e Hënës për të krijuar miqësi të reja. Marsi dhe Saturni do jenë kundër, njëri i vrullshëm, tjetri i ashpër. Ju frenon një gabim i së shkuarës që të gjithë e kanë harruar. Ka ardhur koha që ta harroni edhe ju.

PESHORJA

Në raportin në çift nuk duhet të ketë sekrete mes jush dhe partnerit tuaj. Tregoni pa asnjë ndrojtje dhe shprehni atë që ndjeni në zemër. Nëse jeni në kërkim të një pune të re, mbështetuni në kompetencën që keni dhe cilësitë profesionale specifike.

AKREPI

Hëna është në anën tuaj. Është mirë të gjeni kohë të rrini vetëm me partnerin tuaj pas një dite intensive dhe pak të komplikuar në punë. Dy zemra dhe një kasolle është një zgjedhje që iu pëlqen shumë pak njerëzve, sidoqoftë për ju është shumë e rëndësishme të rrini bashkë.

SHIGJETARI

Saturni në shenjë bashkohet me Marsin luftarak që është kundër. Gjendeni në mes të një beteje që nuk e keni dëshiruar. Nëse në çift ndodheni në fazën e vëzhgimit, partneri do t’ju detyrojë të zgjidhni.

BRICJAPI

Do zgjoheni me humor të keq për shkak të Hënës që ju kundërshton. Megjithatë do ndryshoni shpejt mendim duke iu përkushtuar mijëra projekteve që keni në mendje. Është e kotë të pretendoni t’i realizoni të gjitha dhe shpejt, çdo gjë ka nevojë për kohën e vet.

UJORI

Mundësi të mira në punë, sidomos nëse vendosni të shoqëroheni me dikë që ka të njëjtin objektiv për të ardhmen. Është gjë e mirë që kërkoni të punoni dhe zbaviteni njëkohësisht, dhe po ia dilni: frymëzimi nuk ju mungon!

PESHQIT

Hëna do jetë në anën tuaj sot. Urani ju kundërvihet por nuk ju intereson: është thjesht një tregues ndaj pavendosmërisë suaj mes miqësisë dhe dashurisë. Telashet do shfaqen në aspektin profesional, të ndikuara nga përplasjet e Marsit me Saturnin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.