Horoskopi

Horoskopi i datës 1 qershor 2017

07:48 - 01.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Pas ditësh të mbushura me angazhime, po vijnë momente më të qeta. Do të ndiheni në formë, të qetë dhe në dispozicion të personit që ju qëndron në krah. Do të keni mundësinë të kaloni në veprim, duke realizuar edhe gjëra që i konsideronit shumë të vështira.

DEMI

Me Hënën që bashkëvepron me Venusin, ngjarje entuziazmuese dhe sensuale do t’ju stimulojnë jetën sentimentale. Do të dini të përçoni gëzim kudo. Një Uran i shkëlqyer do të vërë në plan të parë mendjemprehtësinë tuaj. Mësoni t’i besoni intuitës suaj.

BINJAKËT

Hëna që nuk është favorizuese bën që të jeni më materialist se zakonisht. Por fatmirësisht pozicionimi i Saturnit do t’ju ndihmojë që të çlironi fantazinë. Ndoshta zgjedhja që do të bëni nuk është ajo që do të pritej nga ju, po përdorni imagjinatën.

GAFORRJA

Kushtojini kujdes kontakteve të ndryshme dhe pranoni rolin aktiv në punët të cilat ju presin. Mos e lini t’ju ikë rasti i mirë që të përmirësoni kushtet në rrethin tuaj të punës.

LUANI

Shfrytëzoni bashkëveprimin e Hënës për të shtuar dhuntitë tuaja dhe të përdorni çdo mënyrë për të vënë në vijë punët tuaja. Nganjëherë nuk duhet të lodheni shumë për të rënë në sy, mjafton të zgjidhni me kujdes mundësinë më të mirë.

VIRGJERESHA

Jupiteri që bashkëvepron me Mërkurin do t’ju cytë të shfrytëzoni sugjerimet që merrni dhe do t’ju shtyjë të shprehni krijimtarinë e juaj. Në dashuri do të përjetoni atë ndjesi intimiteti dhe përkatësie që ju emocionon e që ju dhuron qetësi.

PESHORJA

Me Diellin dhe Saturnin armiqësor që ju nervozojnë, nuk do të jeni në humor të mirë. Do të kundërshtoni çdo që thoni. Mos e ekzagjeroni! Do të jeni i tendosur dhe personi i zemrës do të vendosë t’ju shpërfillë, duke ju lënë të vetëm të tejkaloni shqetësimin që keni.

AKREPI

Jupiteri që ju favorizon, bëhet zëdhënës i lajmeve shumë të mira, ftesa dhe risi të këndshme. Do të ndjeni emocione të këndshme të papërshkrueshme. Do të bëni disa ndryshime në shtëpi dhe gjithçka do të jetë edhe më e bukur!

SHIGJETARI

Marsi parashikon vështirësi. Do të ndiheni nën trysni nga një sërë angazhimesh që do të keni. Do të shfaqen rivalitete dhe konkurrenca. Në familje pritet shumë nga ju dhe kjo ju vendos në vështirësi, duke bërë që të mos jeni tolerant.

BRICJAPI

Me Venusin mik, jeni të dashur, të shoqërueshëm dhe keni raporte më të mira me familjarët dhe miqtë. Dhe falë Marsit që ju favorizon, do të tejkaloni vështirësitë që do t’ju dalin. Për ata që janë beqarë, pritet të ketë një takim që do t’ju ngjallë emocione të mëdha.

UJORI

Gjeni pak kohë për t’u menduar mbi mundësitë e reja profesionale që ju janë ofruar. Më mirë të mos merrni vendime bazuar mbi entuziazmin momental. Nëse vazhdoni të mos ndiheni në lartësinë e duhur në disa situata, ashtu do të dalë me të vërtetë.

PESHQIT

Të kënaqur me surprizat e dhuruara nga Urani që përqafon Mërkurin, do të jeni shumë aktiv. Sot me të vërtetë do t’ia kaloni bukur! Do të keni dëshirë t’i përkushtoheni studimit të lëndëve të reja. Mbi të gjitha preferoni shkencën dhe matematikën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.