BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Nano dhe Rama festojnë së bashku. Të përbashkëtat e Kadaresë me Dritëroin

16:00 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Nano dhe Rama festojnë së bashku. Të përbashkëtat e Kadaresë me Dritëroin





Nano dhe Rama festojnë së bashku
Mesi i shtatorit është koha kur më shumë se kurrë i gjen të bashkuar në festa Fatos Nanon dhe Edi Ramën. Të gjithë do të thoni, si ka mundësi, aq më tepër që ish-lideri i Partisë Socialiste, Nano, pak para zgjedhjeve foli me aq ashpërsi ndaj pasardhësit të tij, Edi Ramës. Por, ja që ata gëzimet i përjetojnë njëkohësisht. Kështu, pak ditë më parë Fatos Nano festoi përvjetorin e tij të 57-të, ndërsa Edi Rama u pa si çdo vit në Pezë për të kujtuar 67-vjetorin e Konferencës së Pezës, e njëkohësisht për të realizuar edhe një takim me të vetët, që u pa si një riorganizim i së majtës. Ndërkohë, Nano nga vendi i tij i preferuar i viteve të fundit, Vjena (Austri) ka festuar ditëlindjen. Në festën intime me bashkëshorten Xhoana, nuk ka munguar edhe djali i tij, Sokoli (pronar i një pub-i të njohur në kryeqytet).

 


Të përbashkëtat e Kadaresë me Dritëroin
Këto kohë, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare është përfshirë në një debat që ka ardhur si pasojë (ashtu si këto vitet e fundit) e një sulmi të shkrimtarit Rexhep Qosja ndaj letërsisë shqipe, e më tej ndaj atij vet. Ndërsa shkrimtari Dritëro Agolli ka marrë rolin e vëzhguesit të situatës në vend dhe ka preferuar të heshtë. Përveç letërsisë, dihet që të dy shkrimtarët, me të cilët krenohemi, janë të dhënë pas pikturave. Ky është një fakt që dihet, por ajo që ‘Bluetooth’ ka zbuluar është se këto kohët e fundit ata kanë të preferuar të njëjtin piktor. Bëhet fjalë për piktorin shqiptar Helidon Haliti. E pikërisht dy emrat e letërsisë shqipe i kemi takuar në studion e piktorit. Dhe, ja fotot që ju servirim kanë fragmentuar këtë rast të rëndësishëm për piktorin, por që ne po e ndajmë edhe me lexuesit tanë.
Ky shkrim u botua më 19 shtator 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.