BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Ditmir Bushati, vetëm në shtëpi pranon! Ana e panjohur e Dash Pezës. Klajdi, kur “dy gomerë” bëhen bashkë! Marini. Një kampion për Presidentin Topi

16:00 - 20.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Bluetooth – Nostalgji/ Ditmir Bushati, vetëm në shtëpi pranon! Ana e panjohur e Dash Pezës. Klajdi, kur “dy gomerë” bëhen bashkë! Marini, Një kampion për Presidentin Topi




Ditmir Bushati, vetëm në shtëpi pranon që t’i hipin në qafë…!
Në politikë, argumentet e tij kanë qenë gjithmonë më të fortat dhe të polemizuarat nga ana e pozitës. Një karakter pak i heshtur në dukje, por shumë luftarak në debate, ai duket se ka një pikë të dobët. Nuk lejon askënd që të dalë sipër tij, por nuk vlen e njëjta formulë në familje. Vetëm brenda katër mureve të shtëpisë, ai pranon t’i “hipin në qafë” dhe pushtetin për këtë e ka në dorë vetëm Hera, vajza e tij. Ajo është i vetmi motiv që e çlodh kur shkon në shtëpi, por ka gjasa që koha që i dedikon asaj tani mund të jetë më e kufizuar. Tani që është bërë deputet, do t’i duhet të mos jetë në shtëpi i pranishëm sa dikur, por nuk do t’i mungojë Herës së vogël, të ngjitet mbi supet e tij sa herë të dojë.


Ana e panjohur e Dashamir Pezës
Të gjithë njohim njërën anë të politikanëve shqiptarë, atë publike, pasi pjesa më e madhe e tyre tentojnë të mbajnë në hije familjen. Por, ne kemi mundur të zbulojmë anën e panjohur të deputetit socialist, Dashamir Peza. Dashi me Frenkin (djali i bashakëshortes së tij) dhe Emën vajzën e përbashkët ka pozuar shkujdesur poshtë pemës së Krishtlindjeve dhe që të gjithë duken tejet të lumtur, për të treguar gjithashtu se është një prind mjaft i devotshëm. Por, ajo që mungon në këtë foto është pikërisht gruaja e politikanit, e cila ndoshta në ato çaste ka qenë duke shkrepur aparatin fotografik, për të fiksuar këtë moment kaq të ngrohtë në familje.


Klajdi, kur “dy gomerë” bëhen bashkë!
Nuk është epitet që “Bluetooth” i ka gjetur Klajdit. Përkundrazi, është ai vetë, që në këtë foto të fundit të hedhur në faqen e internetit “Facebook”, i ka vendosur diciturën vetes “Dy gomerë”. Se në cilin aspekt të ngjajë Klajdi me gomarin, këtë e di vetë ai… ndoshta nga veshët… ose? Gjithsesi për Klajdi Musabelliun, gomari është specia që e tërheq më shumë, ndoshta mund të ketë edhe të tjera, por ne deri tani këtë kemi zbuluar. Ky ngazëllim duket në foto dhe ish-Etheisti ndihet shumë i gëzuar, sa i ledhaton ngadalë krifën dhe veshët kafshës së gjorë, së cilës nuk do t’i jetë ofruar asnjëherë një përkujdesje kaq e tepruar, që në këtë rast, koha me mikun e tij artist zgjati sa një shkrepje fotografike.


Marini, Një kampion për Presidentin Topi
Pak ditë më parë ai nuk ka mundur dot të mbajë të fshehur lajmin e momentit: kishte nisur një punë të re dhe për ta reklamuar, përkrah kishte vendosur një foto me Presidentin Bamir Topi. Tani Marin Meksi, djali i shkrimtares Mira Meksi, ia ka marrë dorën këtij profesioni, për më tepër që është një nga emrat më të njohur të bodybilding në Shqipëri. Të jesh në eskortën e kreut të shtetit është nder i veçantë, për më tepër kur kjo justifikohet me tituj. Miq të kampionit komentuan faktin se ai ka nisur punë në stafin e ngushtë të Topit, ndërsa pak kohë më parë ai u kap nga paparacët në shoqërinë e Argita Berishës, vajzës së kryeministrit, duke e shoqëruar në një eveniment muzikor.
Ky shkrim u botua më 19 shtator 2009


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ca budalliqesh, Marini ketu me Presidentin Topi eshte kur u dekorua si sportist nga Presidenti. Futja kot ca gazetash. Ai ne ate kohe ka qene diplomat ne MPJ dhe ky shkrim ska qene ne 19 Shtator 2009. Ska qene ndonjehere ne eskorten e ndokujt Marini. PUPUPUPU GAZETA SHQIPTARE

    Përgjigju ↓