BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Një udhëtim aventuresk me Eliza Dushkun: Kam thyer tre brinjë gjatë xhirimit të “True Lies”

16:00 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Një udhëtim aventuresk me  Eliza Dushkun. “Kam thyer tre brinjë gjatë xhirimit të “True Lies”





Një udhëtim aventuresk me  Eliza Dushkun. “Kam thyer tre brinjë gjatë xhirimit të “True Lies”
Ajo ka rifilluar me sezonin e ri të serialit të saj “Dollhouse”. Thotë se ka pasion udhëtimet nëpër shtete të ndryshme. Kohëve të fundit ka qenë në Ugandë dhe flet edhe për filmin e saj të fundit, në të cilin paraqitet “nudo”. Aktorja Eliza Dushku shpalos shumë gjëra për karakterin e saj për revistën “Complex”…
Sapo keni filluar të xhironi për sezonin e ri të Dollhouse. Si po ecën puna?
Jam martuar, kam konsumuar martesën time dhe kam pasur muajin e mjaltit – të gjitha i kam bërë dje! Sot unë dhe i dashuri i im do të rrihemi me njëri-tjetrin dhe do thyejmë gjëra. Shumë gjëra po ndodhin, shumë grindje….
Cili është dallimi në mes të sezonit të fundit dhe këtij të tashmit?
Jemi kthyer për shkak të dashurisë së adhuruesve dhe njerëzve, dhe me kënaqësi bëjmë serialin. Kritikët dhe komentatorët shohin diçka më speciale dhe fakti që ne jemi kthyer e vërteton se kjo është e vërtetë.
A është e vërtetë se “Dollhouse” ka diçka nga biografia juaj?
Po, në kuptimin që unë kam një nënë të çmendur, e cila udhëton me vëllezërit e mi në të gjithë botën. Ajo na rriti duke dëgjuar tregimet e njerëzve. Kam mësuar të adaptohem më shumë njerëz nga kjo përvojë.
Ku ka qenë vendi me seksi në të cilin keni pasur dëshirë të bësh show?
Kur kam qenë në Amsterdam në moshën 15 vjeç, duke shëtitur në rrugën me drita të kuqe, pra të një vendi shumë kureshtar dhe të bukur.


Ndiej që shumë karaktere që keni luajtur kanë këtë vajzë të keqe si personazh. A fitoni shumë role?
Sigurisht! Si një aktore që vij nga shkolla publike e Boston-it isha e izoluar nga fëmijët e shkollës. Kur kam bërë Buffy, sapo kisha dal nga shkolla e mesme dhe filmi ishte i vetmi vend i sigurt për mua, pasi jetoja në pantallona të lëkurës dhe goditja gjithkënd në vithe që përpiqej të vinte te buzët e mia. (qesh)
Kur dilni në qytet dhe shihni ndonjë aktore “lazdrane”, a mendoni “si ta rrihni dhe ta largoni atë nga rruga”?
Përpiqem të mos gjykoj. Mund t’ju godas juve shpesh pasi që njerëzit nuk e njohin prapanicën e tyre nga fytyra apo s’dinë çfarë të bëjnë me vetveten.
Duke shikuar disa projekte që keni bërë, atëherë çfarë ka ndodhur me filmin “Valediction”?
“Valediction” ka përfunduar dhe së shpejti do të jepet premiera – është më të vërtetë një film i mirë.
Jeni edhe  producente e filmit bioepik të Robert Mapplethorpe, apo jo?
Po, po. Është i mrekullueshëm!


A jeni aty sepse dëshironi të shikoni sa më shumë djem të zhveshur?
(Qesh) Jo më të vërtetë ka diçka më të thellë se kjo. Ka të bëjë me vetëzbulimin dhe vetëreflektimin, dhe thyerjen e një modeli çfarë shoqëria dhe media na tregojnë ne se mund të jenë të interesuara apo të tërhequra…kundër asaj që nuk jemi. Kjo është interesante për mua.
…dhe ju keni një video-lojë në dyqan, e cila kam një ndjenjë se do të thotë më shumë për lexuesit tanë sesa bioepika e Mapplethorpe.
Po, e kam. Quhet WET, si fjala “lagësht” (një eufemizëm për vrasje). Luaj vajzën që ka një revole me qira, sikurse në trajnimin e Lara Croft.
Çfarë fjale përdorni kur shani?
Ende e përdori fjalën F-bomb.
Po, kjo është sharje klasike…
Është, por tani edhe moderne!
Duket se keni një karrierë interesante; aktore e filmit dhe paraqitje në TV . A mendoni që një ridalje nga mediet do të kishte peshë më të madhe për ju?
Mendoj që nuk jam duke u kthyer në një seri që nuk ka pasur sukses. Kjo ishte absolutisht arsyeja pse jam kthyer, edhe nëse do të isha kthyer me Joss apo pa të. Kjo është e rëndësishme aktualisht, provokuese  dhe interesante.
Si është të jesh në skenë që nga mosha 17 vjeçare?
Ka shumë gjëra për të cilat jam e kënaqur dhe ka disa të tjera që më bëjnë të çmendur. Dua të them, është një fenomen interesant, veçanërisht në 10 vitet e kaluara. Mënyra se si ka ndryshuar media dhe fama. Por, kjo është jeta ime dhe nuk dua që ta prish atë. Dua të them, është diçka pa të cilën nuk mund të ulem dhe të mendoj – por tani, në këtë pikë të jetës sime, mendoj për pak minuta. Pastaj mendoj përsëri për rutinën dhe rolet.
Çfarë urren me së shumti në Hollywood?
Çfarë urren më së shumti? Vozitjen, Beverly Hills-in, Rodeo Drive-in. Aktualisht do të ishte edhe neglizhenca e medieve për të prekur ngjarje të rëndësishme të planit të parë, sepse ato më shumë janë të dhënë pas botës së argëtimit.
Dukeni si një person aventurist – kur ka qenë hera e fundit që jeni bërë nervoze?
Bëhem shumë nervoz – shumë gjatë ditës. Por, mendoj që sa më shumë përkuleni ndaj nervave, aq më shpejt mund të qetësoheni.
Kur jeni lënduar më së shumti?
Kam thyer brinjët në filmin “True Lies”, kur kam bërë skenën me motor Harrier. Jam rrezuar, jam përplasur me barkën e motorit dhe kam thyer brinjët. Mendoj se këto janë eshtrat e vetme që i kam thyer gjatë punës – dua të them se jashtë punës kam thyer gishtat, kam thyer hundën, kam thyer dhëmbin dhe kam djegur flokët…
Ky shkrim u botua më 26 shtator 2009

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.