BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Hare ministrash. Pëllumbat e Fatos Nanos. Eva dhe Sokoli, miq dhe rivalë

16:00 - 23.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Hare ministrash. Pëllumbat e Fatos Nanos. Eva dhe Sokoli, miq dhe rivalë




Hare ministrash
Ajo është gjithmonë e qeshur. Të paktën në çdo foto që e shohim gjatë mbledhjeve të qeverisë ajo gjen kohën për ndonjë batutë apo pak humor, si për të shkrirë atmosferën serioze që karakterizon kabinetin e ri të ministrave të Sali Berishës. Këtë herë në krah, për t’i mbajtur ison, ka qenë ministri i ri i Mbrojtjes, Arben Imami. Majlinda Bregu, ministrja e Integrimit ndihet mjaft e lumtur me rikonfirmimin e saj në këtë post, gjë që nuk lë vend për komente edhe në këtë çast të kapur nga paparaci ynë.


Pëllumbat e Fatos Nanos
Nuk është mjaftuar vetëm duke shijuar fluturimin e tyre apo duke u hedhur për të ngrënë si gjithë turistët e tjerë. Ka përfituar edhe të kapë ndonjë prej tyre, e pse jo edhe ta shënojë këtë moment në një fotografi. Rastësisht kemi gjetur këtë kujtim në pushimet e zgjatura jashtë Shqipërisë, që e shfaq ish-liderin e Partisë Socialistë, Fatos Nano me bashkëshorten e tij të dytë, Xhoanën dhe djalin e saj. I larguar nga jeta politike, por i pranishëm herë pas here me ndonjë intervistë ku më së shumti sulmon liderin aktual të PS-së, Edi Rama, Nano pjesën tjetër duket se e kalon duke pushuar sa në një vend në tjetrin.


Eva dhe Sokoli, miq dhe rivalë
Sytë e Kiço Blushit, Elvira Haxhiymerit e të tjerëve në sallën e Këshillit Bashkiak, janë bërë katër kur kanë parë puthjen gjithë dashuri mes Eva Allushit të Partisë Socialiste dhe Sokol Derivishit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Të jetë vetëm çështje malli apo një miqësi e madhe mes tyre, që është larg çdo qëndrimi partiak? Edhe pse ata aderojnë në parti që sot më shumë se kurrë janë në një fazë “urrejtjeje” me njëra-tjetrën, duket miqësia mes tyre nuk ndikohet aspak nga kjo gjë.
Ky shkrim u botua më  26 shtator 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.