BLUETOOTH

Rrëfimi, Gea Braha: I besoj dashurisë, zgjedh me zemër. Ja pse nuk flas për jetën private

09:00 - 24.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pamela ALIAJ

Edhe pse nuk është më velinë e “Fiks Fare”, Gea mbetet një emër i dashur për publikun. Sharmi dhe hiret e saj kanë bërë që të vijojë të mbetet një emër i dashur për publikun. Në intervistën e dhënë për “Bluetooth” të ‘Gazeta Shqiptare’, Gea tregon se po përgatitet për t’u rikthyer në ekran me një projekt të ri. E nëse e pyesim për jetën private, brunia simpatike nuk pranon të japë shumë detaje, duke thënë thjesht që beson tek dashuria.
Si ka nisur vera për Gean?
Të them të drejtën, mezi e kam pritur ardhjen e saj, duke qenë se është stina më e preferuar për mua. Vera më gjen gjithmonë entuziaste e plot gjallëri. Mund të them se ka nisur mbarë, pasi jam duke përmbyllur me sukses disa angazhime të rëndësishme për mua, siç është edhe shkolla.
Duket se ka ardhur koha për një rikthim të Geas në ekran, ku do t’ju shikojmë?
Që pas eksperiencës sime si velinë e “Fiksit”, kam mbetur në kontakt me ekranin, siç mund të përmend dhe angazhimin si gazetare sportive në “Digitalb”. Në fakt, janë disa projekte të reja që po pres t’i realizoj, por asgjë nuk është ende konkrete dhe gati për t’i zbuluar.


Sa ju mungon të qenurit velinë e “Fiks Fare”?
Përvoja si velinë ka qenë ndër më të bukurat dhe unë jam e lumtur që kam qenë për dy vite me radhë pjesë e asaj familjeje të madhe. Që në fillim e kam ditur se ka një afat skadence, sidomos të qenit velinë, ndaj e kam shijuar sa më shumë dhe kam marrë benefitet që të jep si mundësi, por natyrisht që kam ambicie më të mëdha dhe e shikoj veten diku tjetër.
Si i ke parë velinat e reja të “Fiks Fare”?    
Vajzat kanë qenë në audicionet ku unë bashkë me kolegen u zgjodhëm si velinat kryesore të “Fiks Fare”. I kam pasur edhe kolege, duke qenë se shfaqeshin të premten në ekran, kështu që nuk janë të panjohura për mua.


Çfarë i duhet një balerine të jetë prezantuese në televizion?
Nuk do ta cilësoja balerinë, pasi një velinë, jo medoemos është e tillë. Më tepër është një ‘show girl’ le ta quajmë, që ka pasion kërcimin, aftësi për të aktruar etj. Megjithatë, për të qenë prezantuese patjetër që duhet të kesh dëshirën dhe vullnetin për të punuar me veten në radhë të parë, pasi kështu arrihet gjithçka. Sigurisht duhet edhe të kesh bagazh, oratori apo cilësi të tjera për t’i qëndruar ekranit.
 A është i nevojshëm një formim profesional që të drejtosh një emision, apo sharmi mjafton?
Pamja është një armë mjaft e fortë, që ndihmon shumë në këtë fushë, por nuk është gjithçka. Mendoj që i duhet dhënë rëndësi dhe formimit tënd si individ, duhet investuar tek vetja dhe punuar shumë për të marrë një përgjegjësi të tillë.


A ka një mashkull Gea në krah?
Për këtë pyetje kam pasur gjithmonë një përgjigje, jeta private për mua është e shenjtë! Nuk e ndaj me askënd.
Një vajzë e bukur dhe e famshme, a duhet të ketë një mashkull të njohur në krah?
Jo, nuk është kusht ose të paktën unë nuk e shoh kështu. Unë i besoj dashurisë së vërtetë, ku njeriu nuk zgjedh, por ndjen me zemër dhe pak rëndësi ka nëse është apo jo i famshëm ai person.
Ku do të pushoni këtë verë?
Kam disa plane në fakt, mund të pushoj edhe jashtë vendit. Por e sigurt është që një javë apo dy ua dedikoj gjithmonë pushimeve me familjen në jug të vendit tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.