BLUETOOTH

SONTE FINALJA E “BIG BROTHER”/ Çmimi madh ndahet mes Olsi-Fiorentina dhe Danjeli-Fotinia

08:59 - 24.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sonte vendoset edhe emri i fituesit të “Big Brother 9”. Me një format të ndryshuar dhe lojë risi, këtë vit “Big Brother” ishte më çifte. Ndaj, mbrëmjen e sotme një çift do të rrëmbejë çmimin prej 100 milionë lekësh. Me aq sa kemi mundur të mësojmë, “lufta e egër” për çmimin e madh është mes çiftit Danjel-Fotini dhe Olsi-Fiorentina. Danjeli dhe Fotinia u shndërruan ndër çiftet më të pëlqyera kur vendosën të martohen brenda shtëpisë, pavarësisht kundërshtimit të familjarëve. Veçmas martesës, dyshja ka ditur sesi të ruajnë balancat në lojë, duke u shndërruar në një nga çiftet lider. Megjithatë, do të jenë votat e publikut që do të vendosin se kush do të triumfojë mbrëmjen e nesërme.  Nga ana tjetër, edhe Olsi dhe Fiorentina janë ndër çiftet që e kanë rrëmbyer votën e publikut që në ditët e para. Sapo u bë pjesë e formatit, Olsi spikati për natyrën e tij të çlirët. Që në ditët e para Olsi u vu në qendër të sulmeve nga banorët e tjerë, ndaj së bashku me Fiorentinën kanë qenë thuajse çdo javë në nominim, por kanë ditur sesi të jetojnë historinë e tyre, duke merituar qëndrimin në shtëpi. Ndryshe nga dyshet e tjera, çifti nga Tirana janë konfliktuar shpesh edhe me njëri-tjetrin në shtëpi, duke thyer edhe rregullat e “Big Brother”. Por duket se vërtetësia e këtij çifti shihet edhe kur zihen, pa u shqetësuar për lojën, apo për telekamerat që i shoqërojnë. Kur u bënë pjesë e lojës, të dy deklaruan se janë një çift që i pëlqejnë çmenduritë. Olsi me natyrën që ka përfaqëson më së miri të rinjtë shqiptarë. Ndaj, duket se çmenduria e fundit e këtij çifti është të fitojë 100 milionë lekë në “Big Brother”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.