Kryesore

Ismail Kadare: Eshtë shpifje, nuk i kam quajtur refugjatët “jashtëqitje e kombit”!

21:52 - 15.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjatë intervistës ekskluzive për emisionin “Studio e Hapur” në “News 24”, shkrimtari i madh Ismail Kadare komentoi edhe letrën drejtuar botuesit Henri Çili, në të cilën shprehej se nuk ia falte Fatos Lubonjës atë shprehjen që ka të bëjë me gjuhën serbe. A e ka quajtur ai “jevgë përpara gjuhës shqipe” gjuhën serbe?
Shkrimtari thotë se ajo është një shpifje e Lubonjës, njësoj si një tjetër shpifje që është besuar masivisht, që shkrimtari i ka cilësuar si “Jashtëqitje e kombit”, refugjatët shqiptarë.
“Ka dy mendime në këtë botë, që këtyre marrëzive s’i duhet vënë veshi ndonjëherë, se koha do t’i provojë nëse janë të vërteta. Ka dhe një mënyrë tjetër, që është që të marrim përgjigje, s’ka pse të rrijë njerëzimi me brenga, shpifja është rëndim për një komb të tërë. Unë nuk e di sa të drejtë do kem të zgjedh njërën prej këtyre mënyrave, pasi të dyja janë të mira dhe të këqija për t’u sqaruar. U bë një shpifje që ju duhet ta keni dëgjuar, që Ismail Kadare ka thënë: “jashtëqitje e kombit për refugjatët shqiptarë”. Shpifja është e rëndë, se shkrimtari më i njohur i vendit, i quan mijëra të rinj që tronditën diktaturën, jashtëqitje e kombit. Dhe kjo shpifje u tha në një miting në Tiranë. Tani unë arsyetova në mënyrë naive dhe të gabuar, që kjo hidhet poshtë nga koha. Nuk është ashtu.
Shpifja zuri vend, e para se sigurimi kishte rrjetin e tij kudo, dhe e dyta se ju duk zbavitëse njerëzve. Unë e kisha të lehtë ta hidhja poshtë, ngulja këmbë në një emision televiziv, që u tha kjo shpifje, u pranua që u tha kështu për refugjatët shqiptarë. Në mitingun në Tiranë ku u tha kjo, kishte 100 mijë veta. Në tribunë nja 20 vetë, dhe shpifja u bë nga njëri prej tyre që u tha se ishte Ismail Kadare. Po unë nuk kam qenë fare në atë miting dhe kështu mendoja se me videon do hidhej poshtë shpifja dhe qeshja e njerëzve. Njerëzit nuk kanë qeshur fare, kjo më është futur në biografi në vendet e huaja. Se thoshin që Ismail Kadare, shkrimtar i mirë, por ka bërë disa të pabëra. Thuhej është akuzuar në vendin e vet për këtë gjë, dhe nuk thuhej a është apo jo e vërtetë.

Prandaj shpifjet janë për njerëzit e shquar shumë të kushtueshme. Se kthehen në marrëzi. Se kur e di që s’ke qenë fare në një miting, pse do kesh ti dyshimin më të vogël se do hidhet poshtë. Shpifja vazhdon dhe ka ende njerëz që besojnë se e kam thënë. Ca akoma më thonë: “Z.Kadare po si të shpëtoi goja që e the këtë?”. Shpifja e dytë është e re, foshnje akoma, që ka dalë nga ky njeriu me emrin Fatos Lubonja. Pa pikë turpi ka shkruar se Ismail Kadare kohët e fundit në një libër të tij ka quajtur gjuhën serbe si një jevgë krahas një zonje të madhe që është gjuha shqipe. Është qesharake. Është për të qarë e qeshur. Ka një kontekst që ngjan si e besueshme se citon dhe librin që gjasme ku e kam thënë unë këtë. Por unë fjalën jevgë e kam përdorur në një fjali shumë komplekse.

Unë shkruaj “në vitet 30’ kundër shqiptarëve shpërtheu një propagandë e madhe serbe, e çmendur, dhe nuk ishte vetëm nga zuzarët që kanë ata zakonisht, por kryesohej nga kryeministri i Serbisë, Gjorgjovic, dhe është e vërtetë ai botoi një libër, ku thotë një portret të shqiptarëve që është më i përçmuari në botë, më i ndyri, më i palejueshmi. Që shqiptarët janë morracakë, idiotë, të pandershëm, të palarë, histerikë, që s’kanë as gjuhë, as kulturë asgjë. Dhe unë citoj Gjorgjevicin, dhe them këtij librit të Gjorgjevicit ju përgjigj kryeministri shqiptar dhe shqiptarët panë me sy këtë tmerr që thuhej për vendin e tyre. E pamë të botuar në Tiranë me sytë tanë. Dhe unë shkruaj në librin tim “në këtë kohë emocionalistët shqiptarë të ndikuar nga ky libër ranë nën ndikimin serb dhe filluan të shajnë gjuhën serbe me të njëjtat klishe përçmuese që ata na shanin ne.

Ata filluan të thonë që gjuha serbe është si një jevgë krahas një zonje të madhe, si gjuha shqipe. Dhe si për të ngushëlluar gjuhën shqipe, vunë epitete të shumta si trëndafil etj. Fqinji i keq të indikton, të ngjit sëmundjen e keqe. Prandaj shqiptarët s’duhen të binin në këtë kurth. Tani ky zotëria i mer, (Lubonja) dhe thotë që Kadare shkruan për gjuhën serbe që është jevgë. Është e pabesueshme se si mund të shpifësh kështu. Si nuk doli dikush të hapë librin dhe ta shikojë këtë lemeri. Se nuk mund të ndryshosh tekstin. Prandaj them që nuk duhen lejuar këto gjëra. Se kjo e pastron shoqërinë, sqarimi i shpifjes. Nuk e le të degradohet. Ne kemi degraduar në shumë gjëra ngaqë kemi lejuar atë që nuk lejohet”,- sqaron ai.


Shfaq Komentet (3)

Leave a Reply to Kapllan RESULI Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Z.Kadare, me që Fatos Lubonja nuk na e jep titullin e librit tuaj, ku keni shkruar për gjuhën serbe, a keni mundësi të na e jepni ju, që të verifikojmë se kush ka të drejtë, ju, apo ai ?!

    Përgjigju ↓
  2. Më tërhoqi vemendjen pretendimi i Kadaresë se shpifja që bëjnë të tjerët KUNDËR TIJ na qenka e rëndë PËR NJË KOMB TË TËRË. E pyes Kadarenë, po me shpifjet e tija për të tjerët si qëndron puna ? Nuk janë edhe ato të rënda ? Apo ai nuk ka bërë shpifje ?!
    Këtu kemi edhe një problem tjetër me dy aspekte:
    1.- Për shpifjet që bëjnë të tjerët kundër një bashkëkombësi të vet, nuk mban përgjegjësi kombi, por vetëm personi që e bën. Në qoftë se shpifjen e bën një anëtar i një partie tjetër, atëherë mund të mbajë përgjegjësi edhe partia të cilës i takom shpifësi. Në qoftë se i atakuari dhe shpifësi janë anëtarë të së njejtës parti, grupacioni, klase, atëherë përgjegjësia i takom edhe familjes së tij.
    2.- Për shpifjet që bëhen kundër pjestari të një kombi tjetër, e aq më tepër kundër një kombi të tërë, përgjegjësia bie mbi GJITHË KOMBIN e shpifësit, në qoftë se askush nga bashkëkombasit e tijë nuk është ngritur për ta kundërshtuar e denoncuar. Shpifje të tilla ka bërë Kadarea më shumë se cilido shqiptar tjetër. Mjafton t’ju kujtoj shpifjet e tija monstruoze kundër meje. Apo nuk është ky Kadare ai që më ka dënuar me vdekje se gjoja unë paskam qenë antistalinist, kurse nga Parisi më quajti stalinist, bile edhe romanin TRADHTIA ma quajti „të dërmuar stalinist“ ?! Në Shqipëri më dënoi për parrullën KOSOVA-REPUBLIKË (Shihni Akt-akuzën se jua kam botuar faksimalisht !), kurse tani, nga Parisi shkon në Prishtinë për të uruar Kosovën Republikë !!! Hipokrizi e denjë vetëm për Kadarenë, që bashkë me Enver Hoxhën ishin armiqtë më të mëdhenj të Kosovës e të kosovarëve shqiptarë, më të mëdhenjë se edhe sërbi më i tërbuar antishqiptarë.
    Sa për dijeni: Vlladan Gjorgjeviqin sërbët nuk kanë pritur që t’i akuzonte Kadareja, se e kanë demaskuar vetë me një roman të tërë. Po Kadareja jo vetëm që s’e njeh gjuhën dhe historinë e kombit sërb, por s’e njeh as Vlladan Gjorgjeviqin, për të cilin angazhohet të shkruajë.

    Përgjigju ↓
  3. Z.Kadare, a keni mundësi të na e jepni titullin e librit ku keni shkruar se ju nuk e paskët quajtur gjuhën sërbe jevgë, që të verifikojmë se kush ka të drejtë, ju, apo Fatos Ljubonja ?!

    Përgjigju ↓