Speciale

Zagani i përgjigjet Tahirit: Po fëmijët e mi, si u ndjenë kur më dërgove 20 veta? Ti luani i djeshëm që u ktheve në lepur…

14:23 - 31.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dritan Zagani, ish-oficeri i Policisë, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili një natë më parë u shpreh në emisionin ‘Top Story’ se familja e tij ishte stresuar gjatë kontrollit që kreu policia në banesën e tij dhe se ai ishte deputeti i parë që policia i ka hyrë në shtëpi.

Zagani, i cili ka qenë i pari që denoncoi lidhjet e ish-ministrit me Habilajt i kujton ish-ministrit të Brendshëm kohën kur ai i ka dërguar 20 persona për të kryer kontroll në banesën e tij në orën 01:00 të natës.

“O njeri me shumë maska që njëherë je luan e njëherë lepur… po ti pyete njëherë veten tende, ose sejmenet e tu që mua mi dërgove në ora 01:00 pas mes nate si lukuni hienash 20 veta për kontroll banese…A mendon ndopak si u ndjenë fëmijët e mi në atë orë të natës me atë që ti gatove për ta…?”, – ka shkruar ndër të tjera, Zagani.

Statusi i Dritan Zaganit:
E bukur kjo….!
Tahirua na qenka ndjer keq kur i ben kontroll policia..edhe pse e njoftuan nje jave para…edhe pse e morën ne cel qe prit se erdhem…edhe pse ne fund fare i shkuan per kontroll diten per diell dhe me pranine e gjith shtypit…prap ky zotria e tije na qenka ndjere keq dhe se familja e tije e paska perjetu shum rende….!
Mahhh…ore njeri me shume maska qe njehere je luan e njehere lepur…po ti pyete njëherë veten tende, ose sejmenet e tu qe mua mi dergove ne ora 01.00 pas mes nate si lukuni hienash 20 veta per kontroll banese,,,,, a mendon ndopak si u ndjenë femijet e mi ne ate ore te nates me ate qe ti gatove per ta…dhe qe ishte komplet e jashtligjeshme vetem e vetem qe ti dhe Habilet e tu trafikant te ndjehen fitimtare ndaj ligjeve te shtetit….!
Ti luani i djeshem qe ne nje nate te bukur u ktheve ne lepur…sot me djallezine tende te lige del as me pak e as me shume se nje hiene e zeze ne gjithe sa thua e shpif ndaj meje…ti qe te duket vetja kaq i zoti sa dhe nje nga vendet me humane dhe te drejte ne bote, jepka azil ne kurrizin tend…je qesharak deri ne dhembje…!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.