AKTUALITET

VIDEO/ Vdes vëllai i ish-deputetit Ndoka, ja pamjet e djalit të viktimës kur qëllon militantin e LSI-së në zgjedhje

10:38 - 09.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para pak javësh policia ka vënë në pranga Samuel Ndokën, djalin e Aleksandër Ndokës të vrarë mëngjesin e sotëm dhe nipin e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.




Ka qenë drejtori i Krimeve, Josif Shtëmbari i cili në datën 28 tetor ka deklaruar se në arrestimet e 12 orëve të fundit në të gjithë vendin, ka spikatur arrestimi i nipit të ish-deputetit Arben Ndoka, që dhunoi zgjedhjet në Lezhë.

Samuel Ndoka po transportohej fshehur me makinë nga shoku i tij bashkë me një të akuzuar për tentativë vrasjeje. Të tre u arrestuan.

Shtëmbari njoftoi se “përgjatë 12 orëve të fundit, Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona me armë, njëri prej tyre në kërkim për disa vepra penale, si dhe një tjetër për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Konkretisht u ndaluan shtetasit:

– Samuel Ndoka, pasi iu kap me vete një pistoletë me 7 fishekë

– Paolo Marinaj pasi iu kap me vetë një armë pistoletë, me 7 fishekë si dhe një krehër që e mbante në çantën e krahut me 8 copë fishekë. 

Të dy këta persona u arrestuan për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

– Altin Mikaj, pasi me automjetin tip ‘Audi’, ka transportuar dhe fshehur të dy personat e sipërcituar, duke i ndihmuar për t’ju shmangur forcave të Policisë. Ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Përkrahje e autorit te krimit”.

Shtetasi Samuel Ndoka, 18 vjeç, banues në Lezhë, ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. 

18 vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 Tetor 2017, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, shtetasin F.D. 

Shtetasi Paolo Marinaj, është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër me 6 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 20.02.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasve: K.N. 21 vjeç dhe S.N. 18 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Këta 2 shtetas dyshohet se rreth orës 13:30, në lagjen “Skënderbeg” të qytetit Lezhë, para një lokali, për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta, shtetasin A.M. 54 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë N/Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë.

Pas ndihmës së nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasi A.M. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale për dy vëllezërit u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.