LIFE STYLE

Luftoni të ftohtin me çajin e trëndafilit të egër

10:08 - 18.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trëndafili i egër ose rosa canina është një shkurre e egër me degë gjembore dhe arrin nga 2 në 4 metra lartësi. Ka një rrënjë të gjatë dhe fibroze. Degët e saj çelin lule të bardha ose ngjyrë rozë me nga pesë deri në shtatë petale nga fillimi i pranverës deri në mes të verës. Kokrrat e trëndafilit të egër kanë një përdorim të gjerë medicinal. Ato janë të pasura me vitamina, acide yndyrore, antioksidantë, madje përbëjnë një metodë domethënëse për përfitimin e vitaminës C.




1. Parandalon diabetin
Ekspertë të bimëve mjekësore në Turqi e kanë përdorur shpesh trëndafilin e egër për të trajtuar sëmundjen e diabetit. Shkencëtarët në Universitetin Gazi kryen disa eksperimente për të ekzaminuar rolin e trëndafilit të egër në parandalimin e këtyre simptomave dhe vunë re që ekstrakti i ethanolit tek trëndafili i egër shërbente si antioksidant, hipoglicemik dhe antidiabetik.

2. Parandalon melanomën e lëkurës
Kur lëkura e njeriut lëndohet nga rrezet e tepërta të diellit, krijohet terren për melanomën, që është një nga sëmundjet kancerogjene më të rrezikshme të lëkurës.

3. Ndihmon punën e zemrës
Trëndafili i egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët obezë. Sipas të dhënave, trëndafili i egër ul nivelin e tensionit të gjakut dhe kolesterolin e keq. Si rrjedhojë, trëndafili i egër ul shanset për sëmundjet vaskulare dhe vdekjet si pasojë e këtyre sëmundjeve. Shumë studime që janë bërë tek njerëzit mbipeshë që kishin nivele të larta të kolesterolit u zbulua roli pozitiv dhe superior i trëndafilit të egër në krahasim me ilaçet farmaceutike për këto dy simptoma.

4. Lufton të ftohtin
Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Si rrjedhojë mund të përdoret në kurat kundër të ftohtit. Për më tepër trëndafili i egër u vjen në ndihmë gjakut dhe kockave.

5. Trajton problemet e lëkurës
Përdorimi i ekstrakteve të trëndafilit të egër është mjaft i mirë në trajtimin e disa problemeve të lëkurës. Vajrat e trëndafilit të egër janë terapeutike. Shuajnë njollat e lëkurës, e hidratojnë atë dhe zbut shenjat në lëkurë.

6. Trajton çrregullimet në stomak
Trëndafili i egër mund të përdoret për të trajtuar sëmundjet e stomakut, spazmat, irritimet dhe ulcerat.
Kryesisht është përdorur si një tonik për stomakun dhe për tretjen. Ai ka qetësuar dhe trajtuar probleme dhe simptoma si diarrea, zorrët, fshikëzën e urinës dhe infeksionet në traktin urinar.

7. Forcon sistemin imunitar
Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit. Parandalon infeksionet bakteriale dhe virale. Lufton temperaturën, forcon funksionet imunitare, rrit qarkullimin e gjakut në gjymtyrë, rrit fluksin e qarkullimit të ujit në trup dhe shuan etjen.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.