Speciale

VIDEO/ Ruhet tradita e mullirit të blonjës me ujë në Dardhë të Librazhdit

21:10 - 03.01.18 Fatmir POPJA
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mullinjtë e blonjës me ujë tashmë thuajse i takojnë një epoke të shkuar. Mullinjtë e blonjës me ujë dikur i ndeshje në çdo fshat të Librazhdit ndërsa tashmë ata numërohen me gishtat e dorës. Kamber Blogu, nga fshati Dardhë në Njësinë Administrative Hotolisht tregon se ai po vazhdon traditën e të parëve të tij, e cila ka të bëjë me bluarjen e misrit me mulli me ujë.




Bluarjen e misrit me mullinjtë me ujë e kemi filluar qysh para 90- vjetëve si familje. Në mullirin ku ai punon aktualisht kanë punuar gjyshi, babai i tij dhe tashmë po e vazhdon ai dhe i biri traditën e tyre .Kjo traditë në fshatin Dardhë po vijon prej katër brezash në mullirin me bluarje me ujë.

Ky mulli ndër më të vjetrit në Shqipëri dikur bluante non stop deri ne 20 kv drithra në ditë. Aktualisht ai bluan brenda një dite 1000 kg deri në 1200 kg misër”, thotë Blogu.

Ai tregon për News 24 se ka leverdi nga kjo punë, pasi edhe tregu nuk mungon për miellin e misrit i cili është shumë i kërkuar pasi për bluarjen e tij përdoret uji. Dikur vetëm fshati Dardhë kishte pesë mullij bloje me uj

Ai tregon se i rri në kokë punës dhe se ka leverdi nga bluarja e misrit .Shitja nuk mungon sepse mielli i bluar me ujë është më i veçantë dhe karakteristik, thekson pronari i mullirit me ujë në Dardhe te Njesise Administrative Hotolisht ne Bashkine e Librazhdit. Ai thotë se ka kërkesa të jashtëzakonshme për miellin misrit por ai nuk është në gjendje të plotësojë as nevojat më minimale të kërkesave të tregut. Jam shumë i kënaqur me punën që bëj si dhe të ardhurat që siguroj nga kjo punë” thotë Blogu .

Ai tregon sesi funksionon një mulli bloje me ujë .Ai tregon edhe mënyrën sesi funksionon një mulli me ujë i cili sipas tij siguron një prodhim mjaft cilësor.Për nevoja të mullirit është i detyruar të blejë shpesh here misër në treg, pasi nuk mund t’i plotësojë as nevojat më minimale nga kultivimi i tij sepse mungojnë tokat bujqësore në përdorim . Por këtë vit fatmirësisht e gjithë zona ka kultivuar me misër një sipërfaqe më të madhe se vitet e shkuara por gjithsesi kjo nuk më mjafton për nevoja të mullirit, prandaj jam i detyruar të blejë misër edhe në treg , tregon ky fermer.

Ai thotë se edhe pse në mullirin e tij mungojnë investimet aty është shtuar numri i turistëve të huaj të cilët kryesisht vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, siç janë gjermanët, austriakët, francezët, etj.Ata mahniten me teknologjinë e punës së me ujë gjë që nuk e ndeshen gjëkundi tjetër . Mielli i misrit është i dobishëm për organizmin e njeriut, sidomos nëse ai bluhet me anë të mullirit me ujë, siç ka qenë tradita më herët dhe kjo i tundon së tepërmi turistët dhe aq më tepër që kultivimi i misrit viteve të fundit është bërë atraktiv, pasi ky lloj mielli krahas përdorimit si ushqim për kafshë, po gjen përdorim gjithnjë e më të gjerë edhe në industrinë ushqimore.

“Çmimi i shitjes së miellit për kilogramë është i arësyeshëm edhe pse duhet të ishte mjaft më i shtrenjtë për një kilogram” për shkak të cilësisë mjaft të lartë, thotë pronari i këtij mulliri.Por edhe pse produkti I tyre është mjaft cilësor për rikthimin e kësaj tradite nuk po tregohet vëmendja e duhur. “FABRIKA” të tilla janë mjaft të rralla dhe është e nevojshme që të tregohet interes i jashtëzakonshëm për ta .

Veiz Roçi një mësues pensionist nga fshati Dardhë thotë se restaururimi i mullinjve me ujë është i nevojshëm jo vetëm që ai të jetë i leverdishëm ekonomikisht , por mbi të gjitha që të jetë edhe tërheqës për vizitorët të cilët janë duke u shtuar. Mulliri i bluarjes me ujë në Dardhë të bashkisë se Librazhdit është drejt shkatërrimit dhe duhet të ruhet jo vetëm si objekt një tradite të rrallë por edhe të rikonstruktohet nga themelet.

Për turistët që e vizitojnë mullirin e Dardhës në Hotolisht të Librazhdit duhet të tregohet vëmendje nga pushteti vendor që të nxitet fuqizimi i këtij biznesi dhe të krijohen mundësi që në një të ardhme aty tu shërbehe turistëve të huaj gatime me ushqime tradicionale të zones pasi ai ndodhet në një nga segmentet më të rëndësishme të rrugës Egnatia shumë pranë stacionit të famshëm të karvaneve në vendin e quajtur Hani i Hoxhës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.