Fol me Psikologen

“Djali del me një grua të martuar… Na shkatërroi!”

09:57 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përshëndetje! Jam Miranda. Djali im del me një grua të martuar dhe na kurdisi nga lekët, na shkatërroi. Është bërë si i tërbuar dhe im shoq nga stresi ka zënë krevatin. Nuk dimë ç’të bëjmë me djalin.




-E dashur Miranda e kuptoj shqetësimin tuaj. Nuk është e thjeshtë të përballesh me të tillë situatë në familje. Nuk di sa vjeç është djali juaj dhe çfarë raporti keni patur me të përpara kësaj historie. Ajo që do ju thoja është të tregoheni më të kujdesshëm, të uleni me qetësi dhe të flisni me të, mos kundërshtoni gjithçka ai thotë. Tregojini që vazhdoni ta doni po njësoj, por nuk ndani të njëjtat parime. Bëjani të qartë që nuk mund të shkatërroni ekonominë tuaj familjare dhe nuk do t’i jepni më para. Përpiquni të ruani qetësinë dhe t’i lini pak kohë atij derisa të reagojë dhe të kuptojë që ajo histori nuk ka të ardhme, por ajo grua thjesht po e shfrytëzon. Mos ju impononi, lëreni t’i marr ai vendimet e tij, por shpreheni hapur mendimin dhe gjykimin tuaj për situatën.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.