Fol me Psikologen

“Kam aksidentuar një person, tani është invalid për fajin tim…”

13:46 - 23.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E dashur psikologe si fillim dua t’ju përshëndes. Ju ndjek gjithmonë. Kam një shqetësim dhe dua të marr mendimin tënd. Kam aksidentuar një person para dy vitesh. Ai tani është invalid për fajin tim. Jam përpjekur të besoj që jeta vazhdon, por po e vuaj shumë.




E dashur me vjen keq që vazhdon të të shoqërojë ndjenja e fajit. Nga vetë termi aksident nënkuptohet një veprim, i cili bëhet pa dëshirë apo e thënë ndryshe pa dashje. Gjithkujt prej nesh mund t’i qëllojë të bëhet pjesë e një aksidenti, por kjo nuk na bën fajtorë. Sigurisht që është një ngjarje e rëndë, e cila do kohën e vet për të rikurperuar dhe për t’ju rikthyer jetës normale, por do të këshilloja të flisje me dikë mbi ndjesitë e tua. Ai nuk është invalid për fajin tënd, por si shkak i një aksidenti që ndodhi pa dëshirën e askujt.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.