SHËNDET

Efektet çudibërëse të aloe verës

09:31 - 05.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bima aloe vera përmban mbi 75 lloje lëndësh të dobishme, vitamina, minerale, enzima, sheqer, përbërës fenolik dhe aminoacide e përdorimi i saj jep efekte çudibërëse në organizmin e njeriut.




Në këtë bimë gjenden antioksidantë në nivele të larta që luftojnë radikalet e lira në trupin tonë, duke i neutralizuar dhe duke parandaluar të rëndojnë sëmundje si kanceri.

Mosha e bimës së aloe verës ka po ashtu rëndësi në luftën që kjo bën ndaj radikaleve të lira. Sa më e vjetër të jetë bima, aq më e dobishme është. Ndërkaq, aloe vera përmban tetë lloje të ndryshme enzimash që bëjnë mrekulli për tretjen.

Veçanërisht, enzimat që ndodhen tek aloe vera ndihmojnë në copëtimin e sheqerit dhe yndyrave, të cilat shkaktojnë probleme në tretje. Më tej kjo bimë përmban 10 prej mineraleve më të fuqishme që i duhen lëkurës si kalciumi, kromi, bakri, hekuri, magnezi, mangani, fosfori, natriumi dhe zinku. Ndaj përdoreni këtë të fundit për të pastruar fytyrën, në mënyrë që të dukeni përherë të reja dhe me lëkurë të shkëlqyeshme.

Aloe vera mund t’ju ndihmojë edhe në zhdukjen e akneve, pasi zinku redukton yndyrën natyrore që prodhon vetë lëkura. I ftohti shpesh shkakton sëmundjen e shkatërrimit të qelizave, duke sjellë kështu dëmtimin dhe hapjen e plagëve të pjesëve më të ekspozuara të trupit, por aloe vera ul nivelin e trimboksanës, lëndës që shihet si shkaktarja e dëmit. Aloe vera ndihmon edhe në luftën kundër agjentëve tumoralë. Sipas një studimi japonez, nëse lëngun e aloe verës e përdorim në formën e xhelit, kjo ndihmon në parandalimin e kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë.

Ndërkohë, aloe vera ndihmon në rritjen e flokëve të shëndetshëm duke rritur qarkullimin e gjakut në skalp. Enzimat përbërëse i japin aloe verës mundësinë të jetë një lëndë e dobishme për balancimin e pehashit në kokë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.