Jeta ime

Sonny K. Elson, i përjashtuar nga shkolla? Ja çfarë pune bën në shtëpi…

17:08 - 05.02.18 Anilda Kacaci
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sonny, fotografi me sens të hollë humori, u bë kumbari i projektit tonë: “Jeta ime”, në 5 minuta; një bashkëpunim me “Radio Shqiptare”.




Të bisedosh me të, i ke muskujt e barkut copë. Nuk e kupton ku i mbaron batuta dhe ku fillon çështja të bëhet serioze. Adoleshencën e ka kaluar në vitet e diktaturës, kur njeriu qeshte se s’qante dot.

Për pak ka shpëtuar pa u përjashtuar nga shkolla, por ia hodhi falë biografisë së mirë të familjes.

Nëse kjo ndodhte në atë kohë, ishte si të të kapte një tornado nga flokët e të degëtiste larg, po shumë larg…. Studimet e larta në Itali dhe punët që i janë dashur të bëjë, janë një kapitull më vete. Tani jeton në Shqipëri, bashkë me prindërit, (deri sa të gjejë një nuse).

Ama në shtëpi ka një detyrë madhore; fjala bie, paguan dritat. Në studio nuk e gjetëm vetëm. Ishte me modelen, Eva Mërtiri. U lumturuam se thamë e kapëm lajmin, thashethemin, por jo… ata thjesht po provonin dritaaaaat….


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.