SHËNDET

Ylli Merja: Si të shkrini gurët në veshka me bimët mjekësore

11:38 - 05.02.18 Voltiza Duro
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gurët në veshka janë depozitim i mineraleve dhe kripërave në brendësi të mureve të veshkave. Si fillim, ato grumbullohen në kristale që ngjiten dhe më pas formojnë gurët në veshka. Vendi ku formohen gurët e veshkave janë vendet ku segmentet tubulare bashkohen në tubulin përmbledhës kortikal.




Në këto tubula përmbledhëse bëhet bashkimi jo vetëm i urinës, por edhe i këtyre kristaleve dhe në rastet kur personi nuk përdor shumë ujë gjatë ditës nga 1 deri 1.5 litra ujë, atëherë është mundësia që këto kristale të bashkohen dhe të formojnë mikrokalkula.

Substancat që formojnë gurët janë acidi urik, kalciumi dhe oxalate. Formimi i gurëve në veshka është gjenetike, nëse prindërit tuaj vuajnë nga formimi i gurëve në veshka, atëherë duhet të konsumoni sa më shumë lëngje, pasi ju keni probabilitet të lartë për të pasur gurë në veshka.

Llojet e gurëve në veshka
-Gurët e shkaktuar nga grumbullimi i acidit urik- shkaktohen në rastet e mungesës së lëngjeve në organizëm. Këto formohen kur nuk konsumojmë lëngje mjaftueshëm, kur dehidratohet organizmi ose kur konsumojmë shumë proteina në dietën tonë. Këto lloje gurësh në përgjithësi janë gurë mesatarë për nga fortësia. Në varësi të madhësisë shkrihen për 2,3 apo 4 javë.

-Cistina është lloj guri që formohet tek personat që organizmi i tyre sekreton shumë aminoacidin cistinuri në veshka dhe është e trashëguar. Këto lloje gurësh janë të fortë, me pamje qelqore, të errët. Shkrihen me vështirësi dhe kërkojnë një kohë të gjatë.

-Oksalate Kalciumi formohen më së shumti nga dieta ushqimore. Oxalatet vijnë nga frutat, perimet, farat e ndryshme dhe depozitohen në veshka. Këto lloje gurësh shkaktohen edhe nga përdorimi i tepërt i ilaçeve farmaceutike.

-Minerali Struvite shkakton gurë në veshka kronike. Kalkulat që formohen nga këto lloje gurësh janë të mëdha dhe shumë të vështira për t’u luftuar.

Simptomat
Gurët në veshka nuk japin dhimbje kur formohen, pasi ato formohen në “xhepa” ose në vende që nuk lëvizin dhe ndihen vetëm kur kanë arritur përmasë të konsiderueshme. Ato ndihen kur lëvizin nga vendi ose tronditen pasi kemi konsumuar shumë birrë, ose ujë. Gurët në veshka shkaktojnë dhimbje në pjesën e mesit, në të dyja anët e shtyllës kurrizore poshtë brinjëve. Nëse gurët janë në uretër apo kanalet urinare, atëherë ato shkaktojnë dhimbje në pjesën anësore të trupit dhe në fund të barkut. Shpeshherë gurët në veshka kur lëvizin, gërvishtin muret anësore të kanaleve dhe kjo shkakton që urina të jetë me ngjyrë të kuqe të lehtë ose të errët. Nëse urinimi është i ndërprerë ose me sasi të vogla kjo vjen si pasojë e infeksionit ose gurëve në veshka.

Trajtimi
Nëse konsumoni shumë lëngje dhe nëse përdorni një dietë të ekuilibruar, atëherë ju do të gëzoni shëndet të plotë. Për individët që janë më të rrezikuar, këshilla ime është të konsumoni sa më shumë lëngje, ujë dhe çajëra që përmbajnë vitaminën C. Molla e egër e trëndafili i egër janë çajra të këndshëm që përmbajnë vitaminë C me shumicë dhe shumë vitamina të tjera që ndihmojnë në shkrirjen e gurëve në veshka, e pastrimin nga bakteret në rrugët urinare.

Krahas frutave që përmbajnë acide organike, po ju rekomandojmë edhe disa bimë që përmbajnë acide organike dhe ju ndihmojnë që të shkrini gurët në veshka. Është shumë i njohur përdorimi i fierit të gurit ose gjarprit mjekësor. Majdanozi i egër apo Adnantum capillus veneris, ashtu si dhe fieri i gurit rritet në shkëmbinj e është përdorur tradicionalisht për veshkat.

Lënda aktive që ndodhet në kërcellin dhe në gjethet e kësaj bime si acidet triterpenoike dhe acide të tjera organike ndihmojnë me së miri këtë proces. Edhe rrënja e gramit (Cynodon dactilon) ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshka pasi përmban triticine dhe nga prania e saponinave në rrënjën e gramit bëjnë që kristalet gjatë shkrirjes të rrëshqasin në kanalin e ureterit me pak dhimbje.

Një tjetër bimë që ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshka është edhe këputja (Equisetum arvense), që përmban acid salicilik 5-8% bioflavonoide, saponina etj. Ndërkohë edhe mustaqet e misrit (Maydis stigma) përmbajnë glyceride të acideve linoleik, oleik, linolenik, cerotik, laurik, palmitik, stearik e kanë fuqi vepruese më të madhe kur kokrrizat e pjalmit nuk kanë rënë mbi to.

Nga të gjitha këto bimë që përdorëm më lart është mirë që nëse përdoren në veçanti të përgatiten në këtë mënyrë: Përafërsisht në 2 litra ujë mund të ziejmë për 2-3 minuta nga 10-15 gramë me secilën bimë dhe ky çaj nga të rriturit pihet gjatë gjithë ditës. Nga kjo sasi çaji përdoruesi merr nga 75 – 100 mg acid organik në ditë, që ky fillon të hyjë në reaksion me gurin në veshka. Krahas shumë produkteve të tjera natyrale siç janë dhe frutat e murrizit, fara e prasit, farat e gjembaçit, lulja e amit, ne kemi kompozuar edhe një përzierje bimore, e cila prej vitesh ka treguar se funksionon shumë mirë në drejtim të shkrirjes së gurëve në veshka dhe të infeksioneve urinare. Nga kjo përzierje bimore mund të marrim 7-8 lugë gjelle dhe t’i ziejmë në 2 litra ujë për 2-3 minuta.

Është mirë që pasi kanë dalë gurët, personi 3-4 muaj pasi guri është shkrirë, të përdorë nga një pako në muaj nga çaji i veshkave. Kjo do ta ndihmonte që aty ku ka qenë vendi i gurit të mëparshëm “zgavra” të jetë zhdukur plotësisht, pra tubuli përmbledhës i urinës të mos të na rikrijojë gurë të ri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.