SHËNDET

Lëngu i qepës rrit flokët “si në ujë”!

09:48 - 06.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse dëshironi flokë të shpeshta dhe shkëlqyera, kemi recetë të mirë për këtë!




A e keni ditur se lëngu i qepëve të kuqe mundë të ndihmojë shumë në zvogëlimin e rënies së flokëve, ndalimin e të thinjurit të flokëve dhe njëkohësisht përshpejton rritjen e flokëve dhe përmirëson cilësinë e tyre?

Shpejtësia e rritjes së flokëve definitivisht varet nga gjeni, por për shkak të faktorëve të ndryshëm të jashtëm dhe të brendshëm, flokët tona nuk rriten me shpejtësinë e tyre maksimale. Për këtë mund të ndihmojnë disa preparate shtëpiake, recetat e të cilëve barten nga gjenerata në gjeneratë. Metoda me qepët e kuqe kryesisht është mjaft efektive, madje e përdorin edhe persona të njohur holivudianë.

Në shumë studime të ndara është dëshmuar se qepët e kuqe pengojnë humbjen e flokëve në gati 87% të rasteve. Edhe vetë do të befasoheni me pamjen e flokëve tuaja në afat prej një muaji.

Dermatologët thonë se nuk ka pasoja të dëmshme për lëkurën e kokës apo flokët. Qepa e kuqe është e veçantë, sepse është e pasur me sulfur, i cili nxit prodhimin e kolagjenit, që është mjaft i rëndësishëm për rritjen e flokëve. Lëngu i qepëve është i mirë edhe për përmirësimin e qarkullimit në flokë.

Gjithashtu, zvogëlon pezmatimin eventual të lëkurës, sepse ka veti antibakteriale. Lëngu i qepëve i bën flokët tuaja më të forta, hap folikulat e flokëve dhe pengon infeksionet në flokë. Ata që kanë përdorur këtë metodë thonë se paraqet rezultate menjëherë pas një muaji. Receta për rritjen e flokëve me qepë të kuqe: Pastroni dhe bluani dy, deri në katër qepë të kuqe dhe kulloni lëngun e tyre (ose i miksoni në blender dhe pastaj e kulloni lëngun mirë). Në këtë lëng shtoni 1 lugë mjaltë dhe përzieni.

Masazhoni kokën flokët me këtë lëng dhe e lini të veprojë rreth 15-30 minuta. Aroma është e fortë por ia vlen. Mund ta mbani madje edhe një orë, nëse nuk nxitoni. Pas këtij trajtimi, lani flokët si zakonisht. Trajtimin duhet përdorur dy deri në tri herë në muaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.