SHËNDET

Qepa dhe mjalti, antibiotikët natyralë

09:51 - 06.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy studentë turq kanë vërtetuar në mënyrë shkencore se përzierja e lëngut të qepës me mjaltin krijojnë një antibiotik natyral, që shëron infeksionet në fyt. Përzierja e lëngut të qepës me mjaltin krijon një lloj antibiotiku natyral që shëron disa sëmundje.




Edhe pse deri më tani kjo përzierje nuk ishte dëshmuar shkencërisht në ndonjë kongres, këta studentë e dëshmuan në mënyrë shkencore se përzierja ka efekte më të mëdha se penicilina.

Projekti i kryer nën konsultimin e mësuesve zgjati 4 muaj. Ndërkohë, studentët janë shprehur se rezultatet ishin të mahnitshme dhe se kjo përzierje ka treguar efekt shumë më të madh ndaj baktereve se penicilina. Edhe më herët ka pasur studime që përzierja e lëngut të qepës me mjaltë është antibiotik natyral, por asnjëherë nuk ishte dëshmuar shkencërisht.

“Përgatitja është e thjesht, qepa qërohet dhe i hapet një vrimë në mes, në të futet mjalti dhe më pas lihet disa çaste derisa ai të shpërndahet në të gjitha fletëzat e saj. Më pas, qepa shtrydhet dhe lëngu i përftuar pihet”, thuhet në studimin e këtyre studentëve. Kjo procedurë duhet të zgjasë derisa të vërehet shërimi dhe duhet të aplikohet një herë në ditë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.