SHËNDET

Imagjinata redukton dhimbjen

18:32 - 07.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Imagjinata mund të reduktojë dhimbjen, ka sugjeruar një hulumtim i ri i bërë në Hollandë.




Teoria mbështetet në efektin qetësues të imagjinatës krahas eksperiencave të dhimbjes, si pjesë e sëmundjeve kronike ose përjetimeve të ndryshme negative.

Pra, duke imagjinuar diçka që individin e bën të largojë vëmendjen nga ajo që po përjeton, rezulton se dhimbja reduktohet.

Përmes ushtrimeve të vizualizimit, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit e eksperimentit mund të kontrollonin në një farë mase sa të dhimbshme ishin përvojat e tyre.

Drejtuesja e studimit, Kaya Peerdeman, shpreson që studimi i bërë në njerëz të shëndetshëm, të mund të aplikohet tek pacientët për të ndihmuar në lehtësimin e vuajtjeve të tyre përmes dhimbjeve kronike dhe kushteve të tjera.

Në hulumtimin e saj të tezës së doktoraturës, Peerdeman krijoi një fenomen të ngjashëm pa një trajtim aktual, që shpesh jepet në formën e një pilule.

Ajo zbuloi se nëse pjesëmarrësit në studim përfytyronin diçka që ulte dhimbjen e një përvoje, ata do të mendonin se ishte më pak e dhimbshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.