Kryesore

“Kërkoj mëshirë nga ju”, të moshuarit i përmbytet shtëpia

13:22 - 07.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ka marrë era, prej andej. I ka hedh 20-30 metra në largësi… Dërrasat i ka thyer, më ka strehuar një kumbar i imi aty, me gjithë djalin. Kërkoj mëshirë nga ju, po patët mundësi të na ndihmoni, ju ndihmoftë zoti”.




I moshuari Zef Faslliu është nga fshati Mzi i Fushë Arrëzit, banesa e tij e ndërtuar vite me parë për bamirësi nga Kisha Katolike tashme është totalisht e pabanueshme.

Era dhe rrebeshi i shirave të ditëve të fundit duket se i kanë shkatërruar edhe atë pak pasuri çfarë kishte. Dhe tani që kanë kaluar dy ditë që reshjet janë ndërprerë në banesën e të moshuarit në fshatin e thellë verior gjendet ende një sasi e konsiderueshme uji.

Zefi tregon se pavarësisht dëmeve të shkaktuara askush nuk është interesuar mbi fatin e tij, teksa vijon të kalojë netët e ftohta të këtij dimri pranë fqinjëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.