Kosova

Komisioneri Hahn: Në 2019 zgjidhet përfundimisht çështja mes Serbisë dhe Kosovës

15:11 - 09.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vitin e ardhshëm pritet të zgjidhet përfundimisht çështja mes Serbisë dhe Kosovës.




Deklarata ka ardhur nga Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn i cili shprehet optimist që Kosova dhe Serbia mund të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet deri vitin e ardhshëm.

Në një intervistë për televizionin e Beogradit “N1”, gjatë vizitës së tij në Serbi, Hahn përsërit thirrjen e tij që dy shtetet të arrijnë sa më parë marrëveshjen e shumëpritur përfundimtare.

Në këtë mënyrë, Komisioneri nënvizon se edhe aspiratat e tyre integruese në BE, do të shkonin në rrjedhën e duhur.

“Ne qëllimisht nuk propozuam ndonjë datë. Bisedimet nuk janë të lehta dhe palëve u duhet t’u jepet mundësia për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme ligjore. Ashtu si i gjithë procesi, cilësia dhe shpejtësia janë të rëndësishme. Në të kaluarën dëgjonim në Kosovë: Pse të flasim, kjo i shërben vetëm Serbisë. Por është në interes të Kosovës që të arrihet normalizimi me Serbinë”, theksoi Komisioneri për Zgjerim.

Hahn komentoi edhe strategjinë e zgjerimit të BE-së duke thënë se është shumë pozitive për Ballkanin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.