SHËNDET

Kujdes, kafja ju shëndosh

19:01 - 09.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kafja shihet shpesh si një nxitje energjie. Me më pak se një kalori për filxhan, ajo ofron të njëjtën energji sa një çokollatë.




Shkencëtarë të ndryshëm e madje dhe Shoqata Amerikane e Zemrës, deklaruan vitin e kaluar se përfitimet e antioksidantëve në kafe dhe tek çaji jeshil janë të pakufizuara.

Por, trapistët ushqimorë paralajmërojnë se ka një efekt anësor nga konsumi i saj: kafeja mund të çojë në shtim në peshë, veçanërisht të yndyrë në zonën e barkut.

Tammy Lakatos-Shames, shpjegon se ndikimi i kafeinës në hormone mund të jetë një faktor i heshtur.

“Kafeina rrit normën e zemrës dhe të frymëmarrjes. Pra, për disa njerëz ajo shkakton ankth, shkakton nervozizëm dhe rrit nivelin e kortizolit. Kjo shkakton shtimin në peshë, veçanërisht në zonën e mesit. Kortisoli njihet si hormoni i stresit”.

Lakatos-Shames  shtoi se: “Megjithëse stresi nuk është arsyeja e vetme që kortizoli është sekretuar në qarkullimin e gjakut, por është quajtur “hormon i stresit” pasi ajo lirohet kur trupi është në gjendjen e ‘luftës’.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.