AKTUALITET

U gjet në valixhe pa kokë e gjymtyrë, gjykata dënon masakruesit e shqiptarit në Bruksel

11:14 - 09.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy të rinj të cilët vranë dhe masakruan trupin e studentit shqiptar në Bruksel janë dënuar me 24 vjet burg.




Gjykata në Bruksel, ditën e djehsme ka shpallur fajtor për krimin e ndodhur më 7 qershor të 2015-ës, Belgun Vincent De Bruycker dhe maqedonasin Denis Nikolovska. Kështu, kanë bërë të ditur mediat belge.

Trupi i 22-vjeçarit, Xhuliano Brahimllarit, me origjinë nga Dukasi i Fierit, i cili ishte student në vitin e parë për Juridik dhe Kriminologji, në Koekelberg u gjet në një valixhe sportive, pa kokë, këmbë e duar nga disa punëtorë. Hetuesit e identifikuan nga një tatuazh me një zambak dhe me inicialet e prindërve.

Më 8 qershor, Xhuliano nuk u paraqit në provim, ndërsa një ditë më pas punëtorët gjetën valixhen me trupin e masakruar.

Në fillim u arrestua shtetasi belg dhe më pas u arrestua dhe shtetasi maqedonas. Dyshohet se të rinjtë ishin përfshirë në një trafik kanabisi dhe kishin kaluar së bashku së paku një pjesë të fundjavës në një apartament në Koekelberg.

Prokurorët besojnë se në momentin e parë të vrasjes, ai që shkaktoi humbjen e jetës së studentit, është 30-vjeçari belg Vincent De Bruycker, por për këtë pohim nuk ka ndonjë dëshmitar. Më tej, në bazë të provave dhe analizave laboratorike, specialistët kanë përcaktuar se në apartament ka mbërritur maqedonasi Denis Nikolovska, i cili realizoi edhe aktin makabër, duke i prerë gjymtyrët dhe kokën.

Pas shumë gjyqeve, autorët kanë treguar se ku kishin hedhur pjesët e tjera të trupit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.