SHËNDET

Pse nuk duhet të përdorni ibuprofenin?

13:51 - 10.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shumë njerëz po marrin shumë anti-inflamatore, ka sugjeruar studimi më i ri.




Ibuprofeni dhe të tjerë qetësues janë të dobishëm për të gjitha llojet e dhimbjeve, por sasia e tepruar e tyre mund të shkaktoje ulcerën dhe hemorragji në aparatin tretës.

Hulumtimet e reja nga Universiteti i Bostonit zbuluan se 15 përqind e të rriturve marrin më shumë se maksimumin e rekomanduar ditor të tabletave.

Shumë njerëz gjithashtu marrin ibuprofen çdo ditë, një zakon shqetësues që mund të kontribuojë në erozionin e ngadaltë të mureve gastrointestinale.

Amerikanët marrin rreth 30 miliardë doza të barabarta ose barna me recetë të ngjashme me ibuprofen çdo vit.

Ndërsa mjekimet anti-inflamatore jo-steroide (NSAIDs), si ibuprofeni, nuk janë të varur si opioidët më të fuqishëm të dhimbjes, por ata nuk janë pa efekte anësore të rrezikshme.

“Qëndrimi se përdoruesit mund të zgjedhin dozën e tyre pavarësisht nga këshillimet, së bashku me njohuri të dobëta të limiteve të dozimit, lidhet me tejkalimin e limitit ditor”, tha autori i studimit Dr. David Kaufman.

Dhimbja është më shpesh shkak i inflamacionit i cili është një përgjigje e sistemit imunitar ndaj dëmtimit të indeve ose pushtuesve të huaj në trup.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.