Sociale

Alarmante, 7 mijë raste të reja me kancer në vit

16:15 - 11.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Popullsia shqiptare po përballet gjithmonë dhe më shumë me sëmundje tumorale, ndërkohë mjekët shprehen se këto sëmundje po vijnë në rritje progresive nga viti në vit.




Sëmundjet tumorale po fitojnë gjithmonë e më shumë terren në popullsinë shqiptare. Mjekët pohojnë se rastet e reja po vijnë në rritje progresive çdo vit.

Orges Spahiu: “Kemi mbi 7 mijë raste të reja, kemi rritje mesatare rreth 12% çdo vit dhe në 5 vjet rritja është 60%”.

Alarmi më i madh vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila paralajmëron epidemi globale.

“Pritet që në dy dekadat e fundit, numri i të diagnostikuarve me kancer të rritet rreth 70%”.

Sa i takon Shqipërisë, shpesh rastet përfundojnë në fatalitet për shkak të kapjes së sëmundjes në faza të avancura.

“Rreth 70%-80% e tyre vijnë në stadet e treta dhe të katërta të sëmundjes. Kjo bën që shansi i tyre të jetë i pakët në kurim”.

Parandalimi dhe kapja në kohë e sëmundjes mbetet vendimtare në shërim dhe zgjatjen e jetës.

“Është instaluar inceneratori i dytë linear, i cili rrit cilësinë në trajtimin e pacientëve me kancer si dhe rrit probabilitetin dhe mbijetesën e tyre”.

Ekspertët e shëndetësisë botërore janë të mendimit se 1/3 e sëmundjeve tumorale mund të parandalohen duke adaptuar sjellje të shëndetshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.